• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA NË DREJTËSI/ Balla: Të gatshëm të pilotojmë teknologjinë, për të cilën PD hyri në çadër
Home
Politikë

REFORMA NË DREJTËSI/ Balla: Të gatshëm të pilotojmë teknologjinë, për të cilën PD hyri në çadër

9 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i pranishëm në tryezën e diskutimit për prezantimin e paketës së amendamenteve të kodit zgjedhor, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR, për tre zgjedhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017 deklaroi se grupi i anëtarëve të PS-së ka prezantuar depolitizimin e zgjedhjeve në dy nivele, atë të KZAZ dhe KQV.

Sipas Ballës, kjo çështje ka qenë kërkesë e të gjithëve, pa dallim të krahëve politike. Lidhur me deklaratën e Lulzim Bashës se po varroset reforma zgjedhore, Balla tha: “Si po varroset reforma zgjedhore, kur po diskutohet se si kemi përkthyer dhe shndërruar fjalë për fjalë rekomandimet e OSBE/ODHIR të zgjedhjeve të 2013, 2015 dhe 2017 në amendamente të kodit zgjedhor”.

Jam këtu për t’ju garantuar që 74 vota të PS-së janë gati, pasi me shpresë në Kuvend dhe tryezë do të vijë dhe opozita ti votojmë. OSBE/ODHIR të marrë kohën e nevojshme për ti konsultuar, Komisioni i Venecias nëse do të gjykohet e nevojshme përsëri gjithashtu, por duhet ta dini që presidenti i republikës deri më datën 20 dhjetor ka hyrë në afatet e dekretimit të datës së zgjedhjeve vendore. Mund ta bëjë nesër, mund ta bëj me 19 dhjetor. Praktikat më të mira të zgjedhjeve sanksionojnë qartë që ndryshimet në kod zgjedhor duhen bërë jo më vonë sesa 6 muaj nga dita e zgjedhjeve. Si i bëhet që ne po varrosin reformën zgjedhore, kur ne jemi këtu të diskutojmë një draft që e kanë nërë ekspertët. Është plotësim ose përkthim i detajuar i rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.

Sa i përket votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, Balla tha:

Ne duam ta realizojmë atë, sikurse rishpreh dhe njëherë në emër të PS-së gatishmërinë tonë për të pilotuar edhe në zgjedhjet e 2019, pavarësisht kohës shumë të shkurtër që na ka ngelur në dispozicion kërkesën për të cilën para një viti PD-ja hyri në çadër për të testuar teknologjinë në zgjedhje. Qoftë me votim të plotë elektronik, qoftë me numërim elektronik si ta mendojnë dhe vendosi komisioni. Jemi të zgjedhur për të diskutuar në sallat e Kuvendit të Shqipërisë.

Në përfundim të fjalës së tij, Balla shprehu keqardhje për ato që e përdorën mbledhjen për të mbajtur fjalime politike dhe që më pas u larguan.

Nuk besoj që në gjithë këto vite të kemi arritur të kemi një tryezë politike kaq frytdhënëse dhe që ka bërë bashkë edhe partitë parlamentare edhe partitë jo parlamentare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË BLLOK DHE SHPALLJA NË KËRKIM E ELVANËS/ Roli i dyshimtë i këngëtares. Përse u acarua MATA
Previous article BlERIM A JE TI? Fotoja e fundit e aktorit lë pa fjalë Dafina Zeqirin

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT