Polica greke ka sekuestruar sot 115 kg marijuanë në Igumenicë, që thuhet se vinte nga Shqipëria.
Mësohet se në pranga ka rënë një shtetas grek, i cili drejtonte mjetin.
Ky i fundit kishte lënë territorin shqiptar nga dogana e Qafë-Botit, ndërkohë që u ndalua në Igumenicë. Sakaq, operacioni në fjalë vijon ende.


