• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT NDAJ SOROSIT/ Salvini: Po bën përpjekje për të çuar Italinë drejt falimentimit
Home
Nderkombetare

AKUZAT NDAJ SOROSIT/ Salvini: Po bën përpjekje për të çuar Italinë drejt falimentimit

9 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka deklaruar se “spekulatorë si Soros” qëndrojnë pas marzhit të fitimeve të bonove të thesarit me interes mbi 300 pikë dhe ata synojnë falimentimin e Italisë.

Lideri i Legës i bëri komentet pasi vuri në dukje hendekun në rritje midis pikës së referencës për bonot 10-vjeçare dhe ekuivalentit në Gjermani, gjatë një konference të përbashkët në Romë me Marine Le Pen, liderja e partisë Rassemblement National.

“Nëse do të kisha mendime të këqija, do të thosha se pas marzhit të ditëve të fundit qëndron një lëvizje spekulatorësh si Soros, të cilët synojnë falimentimin e vendit, për të blerë bizneset e tij të shëndetshme me çmim të leverdisshëm”, tha ai.

Salvini iu referuar të Mërkurës së Zezë, më 16 shtator 1992, kur miliarderi hungaro-amerikan gjunjëzoi Bankën e Anglisë me shitjen e aksioneve që i sollën një miliard dollarë fitime dhe detyroi qeverinë britanike të tërhiqte monedhën e saj nga Mekanizmi Evropian i Kursit të Këmbimit (ERM), operacion që i dha epitetin “njeriu që theu Bankën e Anglisë”.

Operacioni i atëhershëm i solli humbje 30% lirës italianë kundrejt dollarit, çka e nxori Italinë jashtë Sistemit Monetar Evropian.

“Në emër të qeverisë, ju them se nuk ka kthim prapa”, shtoi Salvini, duke aluduar për kundërshtimet nga ana e Eurokratëve për vendimin e tij për rritjen shpenzimeve buxhetore për vitin tjetër me 2.4% të GDP, duke e çuar borxhin publik deri në 131% të GDP.

Salvini ka sulmuar shefin e ekonomisët së BE, Pierre Moscovici, dhe presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker si “armiq të Evropës”, duke fajësuar “politikën e shtrëngimit” për “rritje të borxhit italian dhe varfërim të Italisë”, pasi Juncker e krahasoi gjendjen e ekonomisë italiane me krizën financiare greke të një dekade më parë, insinuata për të cilat zëdhënësi i Komisionit fajësoi përkthimin.

Javën e kaluar, Moscovici kërkoi që Brukseli të krijonte një buxhet të përbashkët për të gjitha vendet e eurozonës dhe t’i jepte fund sovranitetit kombëtar mbi financat, për të eliminuar politikat populiste në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË BLLOK/ Popesku tregon si e shpëtoi Ervis Martinajn pas të shtënave: Më tha...
Previous article AKSIDENT MASIV NË SERBI/ 7 të vdekur dhe 49 të plagosur

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT