• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BABALJA”/ Zbulohet roli i SHISH dhe i Jetmir Olldashit, gazetari ka punuar si agjent
Home
Breaking News

“BABALJA”/ Zbulohet roli i SHISH dhe i Jetmir Olldashit, gazetari ka punuar si agjent

9 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dosja “Babale” e përgatitur nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që ditët e fundit ka urdhëruar arrestimin e Albert Veliut dhe kunatit të tij Fredi Alizoti, hedh dritë të re mbi figurën e Jetmir Olldashit, të ashtuquajturit gazetar investigative të scoop-it të rremë, për të cilin Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje”. Por nxjerr në pah edhe roli e ish-drejtorin e SHISH-it Visho Ajazi. Sipas dosjes, që Report TV ka mundur të lexojë, del se Olldashi ka luajtur një rol të dyfishtë: bashkëpunëtor i Partisë Demokratike, por edhe bashkëpunëtor i SHISH-it në kohën e Visho Ajazit

Ne fakt një pjesë e regjistrimeve të kryera me personazhet e kësaj dosje janë kryer nga SHISH: kjo e konfirmuar si nga agjencia ligjzbatuese por edhe nga vetë Albert Veliu, “Babalja”. Albert Veliu, ka deklaruar para hetuesve se ka ardhur në Tiranë për tu takuar me agjentë të SHISH, për të goditur “Agronin” me të cilin kishte një inat të vjetër, por sipas të gjitha deklarimeve dhe provave, punonjësi i SHISH me të cilin ka kontaktuar Babalja është Jetmir Olldashi.

Gjithashtu në një shkresë të dërguar prokurorisë, që mban datën 24.05.2018, SHISH pranon që është e përfshirë në këtë histori me agjentët e saj, por pa dhënë emrat e agjentëve. Sipas SHISH, kjo agjenci nuk disponon një përgjim midis shtetasit Albert Veliu dhe personit të pretenduar nga ai si Agron Xhafaj, por dispononte një regjistrim bisede mes Albert Veliu dhe dhe shtetasit Agron Laver Hyseni te realizuar prape ne Vlore ne data 24 nentor 2017, pra një muaj pas përgjimeve me Agron Xhafajn, që tani rezultojnë të falsifikuara.

Sipas dëshmisë së Babales, ne data 21 tetor 2017 ai ka ardhur në Tiranë dhe është takuar me një agjent të SHISH. Nga ana tjetër për këtë takim në Tiranë, Jetmir Olldashi ka deklaruar në prokurori se është takuar me Babalen dhe i është prezantuar atij me emrin fallso ”Ledio”, pikërisht lëvizje tipike e agjentuareve. Kjo ngre edhe më tepër dyshime se në cfarë statusi Olldashi ka takuar Alber Veliun: për llogari të emisionit të Ylli Rakipit, për llogari të Ervin Salianjit, i cili kishte folur me Babalen një ditë para takimit Babale Jetmir Olldashi apo për llogari të SHISH?

Që Jetmir Olldashi ka punuar edhe si agjent i SHISH në këtë histori konfirmohet edhe nga Albert Veliu, kur flet për intervistën e realizuar në selinë e PD pikërisht nga Jetmir Olldashi: “Personi që  kreu intervistën që i dëgjohej zëri, por nuk i shfaqej figura në selinë e PD, ishte i njëjti person, punonjës i SHISH, I cili kishte ardhur herën e parë në Vlorë, i shoqëruar me personin e memorizuar si Bendo”.

Takimi me dy agjentë të SHISH-it, për të cilin flet Albert Veliu, duhet të ketë ndodhur në Vlorë më 18 tetor. Në atë kohë Agjencia drejtohej ende nga Visho Ajazi dhe emri i Elidon Bendos (i komanduar më pas në postin e Visho Ajazit) mund të jetë përmendur nga ana e Albert Veliut për të mbajtur jashtë kësaj historie pikërisht kreun e SHISH-it, i cili në atë kohë kishte marrëdhënie shumë të forta me Partinë Demokratike. Në mënyrë kurioze, pikërisht më 30 tetor, kur po kryhej ky operacion në Vlorë, Visho Ajazi papritur dha dorëheqjen pa shpjeguar arsyet.

Sipas Babales, pajisjet e përgjimit atij ia ka dhënë agjenti i SHISH, pajisje të cilat gazetari Jetmir Olldashi konfirmon se ja ka dhënë ai, pra një stilolaps në një prej përgjimeve dhe një çelës makine përgjues.  Nëse Jetmir Olldashi ka vepruar për llogari të SHISH, ai ka mbajtur kontakte paralele edhe me deputetin Ervin Salianji, i cili është edhe personi që ka lidhur Jetmir Olldashin me Babalen. Referuar tabulateve telefonike, Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me Ervin Salianjin, pikërisht në datën 20.10.2017.

Një ditë më pas Salianji e servir Babalen në një takim me ”agjentin e dyfishtë” Jetmir Olldashin: sipas Babales ishte duke takuar një agjent të SHISH, dhe sipas vetë Olldashit në këtë takim ishte prezantuar me emrin Ledio. Pas këtij takimi kanë nisur edhe komunikimet e vazhdueshme mes tyre, por që tashmë në histori ishte përfshirë edhe SHISH. Në 20 ditë nga datat 20.10 2017 deri më 10. 11. 2017 mes Babales dhe Salianjit ka 14 komunikime telefonike ndërsa po në të njëjtën periudhë mes Babales dhe Olldashit ka 81 komunikime. Ndërkaq nga datat 18.10.2017 deri në datën 19.05.2018 mes deputetit Ervin Salianji dhe Jetmir Olldashit ka pasur 145 komunikime.

Nga të gjitha faktet e parashtruara nga prokuroria rezulton se Jetmir Olldashi ka dështuar të sigurojë një material kunder Agron Xhafaj duke vepruar si gazetar për llogari të SHISH dhe Partia demokratike. Ne data 24 nentor 2017 Shish dhe Babale kane provuar ta pergjojnë, prape ne Vlore, Agron Hysenin, pra nje tjeter ”Agron”, qe ndoshta mund ta perdoret si pjesë e planit kunder Agron Xhafajt, por nderkohe Visho Ajazi kishte ikur nga SHISH. Dhe keshtu u arrit te pergjime false midis Babales dhe kunatit Fredi Alizoti: ky i fundit e ka deklaruar në prokurori që biseda false është regjistruar në janar 2018, dhe jo në tetor 2017 siç pretendon agjenti Olldashi dhe Babalja.. Një supermashtrim, për të cilin mbetet ende për të sqaruar rolin e saktë të Visho Ajazit dhe kupolsë së Partisë demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Shqipëria ka qenë gjithmonë zgjedhja ime”, sulmuesi i KOMBËTARES zbulon strategjitë kundër Spanjës
Previous article "PATRULLAT E PËRGJITHSHME"/ Ja kur janë datat e testimit për aplikantët

k.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT