Janë identifikuar fotot e dy të sapomartuarve shqiptarë të arrestuar në aeroportin e Romës teksa tentonin të sillnin drejt Shqipërisë 5 kg kokainë, me shumë gjasa të marrë në Brazil, aty ku kishin kaluar muajin e mjaltit.
Të rinjtë e arrestuar në Itali janë Indrit Cahani i lindur në 11.01.1997 në Has dhe Nertila Zeneli e lindur në 19.06.1989.
Sipas burimeve të Shqiptarja.com dhe Report Tv, personat që shihni në foto kanë luajtur rolin e korrierit të drogës së bllokuar në Romë.



