Në vendimin e gjykatës e Krimeve të Rënda për masat e sigurimit personal ndaj Albert Veliut, kunatit të tij Fredi Alizoti dhe gazetarit që publikoi intervistën me “Babalen”, zbardhet edhe përgjigja e laboratorit britanik për audio-përgjimin.
Ekspertiza
Në vendimin e gjykatës thuhet se, akti i ekspertimit ka konkulduar: Regjistrimet nuk janë regjistrime origjinale. Regjistrimi video ishte marrë nga pamjet e mediave. Ajo përbëhej nga dy video, shkrim dhe dy biseda të regjistruara. Këto dy biseda janë fokusi i analizës së ekspertes. Nuk ka qenë në gjendje të marrë regjistrimet origjinale të këtyre bisedave.
Biseda e parë: Biseda e parë ndodh në minutën 1 e 4 sekonda të kohës së videos dhe zgjat për 14 sekonda. Ajo duket të jete një pjesë e një thirrjeje telefonike dhe folësit janë emërtuar, “bashkëpunëtori” dhe “Agroni”.: Megjithatë vetëm e folura që i atribuohet bashkëpunëtorit është e dëgjueshme (e kapshme). Dhe për këtë arsye ekspertiza ka ekzaminuar bashkëpunëtorin, por jo Agronin nga kjo bisedë.
Biseda e dytë: Regjistrimi i dytë, i cili është një bisedë e bërë ballë për ballë, ndodh në minutën 1 e 25 sekonda të kohës së videos. Ajo zgjat 1 minutë e 46 sekonda. Përsëri ajo është një bisedë midis burrit të quajtur “bashkëpunëtori” dhe “Agronit”. Në këtë regjistrim e folura nga të dyja palët është e dëgjueshme. Ndërsa shumica e bisedës është midisin “Agronit” dhe bashkëpunëtorit, ka shenja që në sfond është edhe zëri i një burri të tretë. Regjistrimi nuk e përmban bisedën e plotë. Nuk ka hapje të bisedës apo përshëndetje, gjëra të cilat për dikë janë të pritshme, si fillim kur palët takohen. Biseda vetë është shumë e shkurtër dhe gjithashtu shfaqen ndryshime shume të papritura sa i takon temave të bisedës. Dy janë shpjegimet e mundshme:
A – Regjistrimi është një pjesë të mbledhura nga një regjistrim më i gjatë dhe
B – Vetëm një pjesë e bisedës është regjistruar.
LAJM NE PERDITESIM…



