Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u bë baba për herë të parë, i një djali që erdhi ne jetë shëndoshë e mirë ose siç edhe ai e quan “tironsin më të ri në qytet”.
Lindja u krye në maternitetin e ri në Tiranë “Koço Gliozheni”, ku siç edhe e shohim në fotot e mëposhtme Lali Eri mesa duket ka qënë brenda në sallën e operacionit gjatë lindjes.
Siç edhe Veliaj e bën të ditur, emri i djalit është Kajan. Në një postim, ai ka falenderuar edhe mjekun Orion Gliozheni dhe stafin mjekësor.
“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshëm tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”, shkruan Veliaj.
/AlpeNews.al







