Berisha dhe Balla kanë një histori përplasjesh me njëri tjetrin aq sa ka degjeneruar shumë herë në ofendime personale midis dy politikanëve.
Por Berisha përveç statuseve të shumta për Ballën sot ka qenë dita e fotove dhe videove ku ish-kryeministri ka postuar një foto ku shfaqet Balla me Maks Beçon i arrestuar për kokainë.
Por edhe kreu i grupit parlamentar socialist nuk i ka kursyer duke postuar dhe ai në facebook foto të Lulzimi Bashës i shoqëruar me një nga aktivistet e PD që ishte me precedent penal.
Kujtojmë se Balla e hodhi shpejt poshtë pretendimin e Berishës, duke postuar foton origjinale dhe duke e akuzuar për montim.
Postimi i Berishës “fotoja”
Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 7. Oktober 2018
Reagimi i Ballës ka qenë i menjëhershëm
Sali mblidh “tët bir” Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës😂
😂
😂.
Gepostet von Taulant Balla – Faqja Zyrtare am Montag, 8. Oktober 2018
Berisha i caktoi orë Ballës për ti kërkuar ndjesë publike në ora 14:00 te dites sotme per fyerjen qe me ke bere do perballesh me publikim dokumentash pervluese.
Dhe në orën 14:00 Berisha publikon videon që është më poshtë:
Ja dhe Taulant Bego/Jaris qe betohej dje se eshte e montuar foto e tij me bossin e kokaines, Maksi Beço te arrestuar ne vitin 2015 nga policia per kokaine! sb
Gepostet von Sali Berisha am Montag, 8. Oktober 2018
Por pas videos vjen reagimi i Ballës ku poston reagimin e Maks Beqos ku i thotë Berishës se të kam idhull.
O Sali zgjidhe vet me këtë mbështetësin tënd, lëri montazhet se mirë Luli u dogj me babalet. Po aman mos u digj edhe ti sepse ti ke punë me Drejtesinë, nuk do ta hedhësh lehtë: hajt se burri i vjetër.
Gepostet von Taulant Balla – Faqja Zyrtare am Montag, 8. Oktober 2018
/AlpeNews.al


