• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI I KUFIJVE/ Haradinaj: Ideja për shkëmbim territoresh ka “vdekur”
Home
Rajon

DEBATI I KUFIJVE/ Haradinaj: Ideja për shkëmbim territoresh ka “vdekur”

8 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ideja për shkëmbim apo ndarje të territoreve  mes Kosoves dhe Serbise ka vdekur, ndersa ka kërkuar që rezoluta e propozuar nga partitë opozitare të votohet në Kuvend. Këto komente Haradinaj i bëri pas ceremonisë së dekorimit me Hartën e Artë të Kosovës për shkrimtaren Helena Kadare, të cilës i shprehu falënderime për kontributin e dhënë për letërsinë dhe njohjen e shqiptarëve në botë.

Sipas tij kjo rezolutë i obligon të gjithë, përfshirë edhe presidentin.

“Rezoluta është një qëllim tani që na obligon të gjithëve, besoj edhe presidentin e vendit , pra nëse kjo rezolutë do të aprovohej në parlament shihet qartë në bazë të rezolutës se kujt i besohen të drejtat dhe për çka. Neni i parë që është marrë nga Kushtetuta e vendit por si pikë është shtuar edhe pasuesi i kufijve të panegociueshëm nga askush, dhe po ashtu neni gjashtë që të drejtat e këtilla ia njeh vetëm parlamentit. Pra, mendojmë që është një gjendje reale në kontekst. Mirë do të ishte që në parlament të kishte votë  pro për këtë rezolutë, nuk është e Qeverisë  është produkt i një debati mjaft të ndjeshëm”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit ka kërkuar që mos të nxiten veprime, të cilat mund t’i dëmtojnë tema të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Duke i dërguar ‘selame’ kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, që të merret me qeverisjen lokale, Haradinaj tha se mos të mundohen të hyjnë në politikën e madhe.

“Mos të nxisin veprime është paralajmëruar gjoja një protestë për urën, mos të nxisin veprime tani kur disa tema kaq serioze janë duke ndodhur. Ne kemi aprovuar ligjet për ushtrinë në Qeveri dhe do i kemi edhe në parlament, ju e shihni se kemi Interpolin më 20 nëntor, kemi liberalizimin e vizave në proces, i kisha lutur të gjithë edhe zotërinë Bahtirin edhe gjithë të tjerët që donë me ndihmua vendin le t’i kryejnë ato detyrat e qeverisjes që i kanë, le t’i ndihmojnë qytetarët, por mos të mundohen të gjithë me hy në këtë garën e politikës së madhe, e me ndërhyre e me dëmtuar disa tema kaq me peshë“, ka deklaruar kreu i Ekzekutivit.

Haradinaj tha se eurodeputeti David McAllister nuk i ka përmendur propozimin që ky i fundit i ka bërë kancelares Angela Merkel, ndërsa u shpreh optimist se deri në fund të vitit qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

“Jo, nuk ka folur për këtë. Ju shprehi ngushëllimet e mija për këtë idenë e kufijve e të ndërrimit të territoreve, se mendoj se ka vdekur, pra iu shprehu të gjithëve, njëkohësisht ose përgëzimet … Çështja  e liberalizimit të vizave nuk është keq gjendja iu siguroj që nuk është keq , pra keni kujdes çdo mik që vjen në Prishtinë ne na njofton me vështirësitë që i kemi në proces, por ju siguroj që nuk e kemi ndier një jo diku dhe jam shumë optimist kemi shumë punë, ne sot zhvilluam një takim që i dedikohet krejtësisht kësaj agjende , por jam optimist që do ta marrim para fundit të vitit”, tha ai, njofton kp.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON FOTON E ELGITIT NGA SHTRATI/ Zbuloni dedikimin emocionues të Klea Hutës
Previous article Detaji në VESHIN e KHABIB/ Ja çfarë i kanoset kampionit të botës nga SINDROMA "LULELAKËR"

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT