• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BLEU VETURËN NË MËNYRË TË PALIGJSHME/ Dënohet me 6 vjet burg ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska
Home
Rajon

BLEU VETURËN NË MËNYRË TË PALIGJSHME/ Dënohet me 6 vjet burg ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska

8 October, 2018 k.autor Rajon

Gjykata penale në Shkup i caktoi dënimin me burg prej gjashtë vjetësh ish-ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, e akzuar për mënyrën e paligjshme të blerjes së një veture të tipit Mercedes, para gjashtë vjetësh.

Vendimi u mor nga këshilli gjyqësor prej pesë anëtarëve të kryesuar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska.

Rasti u zbulua me publikimin e skandalit të përgjimeve para tre vjetësh.

Në bisedat telefonike, mes tjerësh dëgjoheshin ish-minstrja e rendit dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski duke biseduar për hollësitë se çka duhej të përmbajë vetura Mercedes S 600 Guard, e blinduar, që do të përdorej për nevojat zyrtare dhe private të zotit Gruevski.

Në këtë proces qe favorizuar një kompani maqedonase, për ta sjellë në Shkup makinën nga prodhuesi gjerman. Mercedes Benzi kishte kushtuar 600 mijë euro.

Prokuroria e posaçme, e cila ngriti akuzat kundër zonjës Jankullovska dhe pala mbrojtëse e saj kanë të drejtë për ankesa tek gjykata e shkallës më të lartë, Gjykata e Apelit.

Por, nëse nuk paraqiten ankesa, atëherë vendimi i gjykatës së shkallës së parë hyn në fuqi dhe ish-ministrja duhet ta vuajë dënimin prej gjashtë vjetësh. Ajo nuk ishte e pranishëm në seancën gjyqësore kur u dha verdikti.

Vetëm para tre ditësh, Gjykata e Apelit ia konfirmoi masën e dënimit prej dy vjetësh ish-kryeministrit Nikolla Gruevski të akuzuar për rastin, ndërsa ia uli nga 6 e gjysëm në 4 vjet e gjysëm ish ndihmës-ministrit Gjoko Popovski.

Procesi gjyqësor ndaj ish-ministres u desh të ndahej nga ai i dy të parëve për shkak të shtatzanisë së vlerësuar si të vështirë, nëpër të cilën po kalonte Jankullovska.

Ndërkaq, Gjykata Penale duhet të vendosë brenda pak orësh se si të veprojë deri në realizimin e masës së dhënë ndaj Gordana Jankullovskës, se a do të mbahet ajo në paraburgim apo arrest shtëpie, ose ndonjë masë më e lëhtë për shkak të faktit, që ajo vetëm para pak muajsh është bërë nënë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbuloni tiparin më seksi sipas shenjës së horoskopit
Previous article "I NDËRTUAN MUR RRETHUES NË PRONËN E TIJ"/ 37 vjeçari denoncon në polici Bashkinë e Himarës

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT