• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Shemben urat e ndërtuara para 3 vitesh, nuk i rezistuan përmbytjeve
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Shemben urat e ndërtuara para 3 vitesh, nuk i rezistuan përmbytjeve

2 December, 2017 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kanë mjaftuar dy ditë shit që në disa zona të vendit të rrëzohen disa ura. Për fat të keq nuk janë rrëzuar vetëm ura nëpër zona të the;;a apo të dnërtuara në mënyrë provizore apo shumë të vjetra, por dis ura që janë ndëruar vetëm para pak vitesh. Ura si ajo që lidh Krujën me Qafë Shtamën apo ajo që lidh Laçin me Mamurrasin janë objekte që duhet të ishin me parametrat më modern, pasi janë ndërtime të kohëve të fundit. Por këto ura janë rrëzuar sikur të ishin prej kartoni me shirrat e parë të rrëmbyeshëm.
Krujë-Qafë Shtamë, shembet ura; izolohen 5 fshatra
Shirat e dendura që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar shembjen e urës përgjatë aksit Krujë-Qafë Shtamë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites se të premtes dhe për momentin flitet vetëm për dëme materiale. Shembja e kësaj ure ka lënë të izoluar pesë fshatra dhe me qindra banorë të tyre. Duhet theksuar se kjo urë është një ndërtim i kohëve të fundit. Për urën që të çon në zonën e Qafë Shtamës punimet kanë filluar në vitin 2013 dhe në 2014 ky objekt është vënë në funksionim. Pra veç 3 vite kanë zgjatur jetëgjatësia e kësaj ure që është shembur dje si të ishte prej kartoni. Duhet parë nëse do të ketë hetime për prishjen e këtij investimi shtetëror në mënyrë kaq të shpejtë.

Shembet ura e “Drojës” në Mamurras
Një tjetër urë e rëndësishme, e ndërtuar vitet e fundit, është shembur për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Situata e rënduar ka shkaktuar shembjen e urës në Drojës në Mamurras, e cila lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë Krujën. Kjo urë është ndërtuar vetëm katër vite më parë. Kjo ka sjellë bllokim të aksit të vjetër rrugor Laç-Mamurras. Ura e ndërtuar së fundmi me paratë e taksapaguesve nuk i ka rezistuar dot prurjeve të Drojës. Mbetet për t’u para nëse prokuroria do të nise hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë personat që kanë hedhur firmën për të marrë përsipër sigurinë e urës. Ura siguron lidhjen me 5 fshatra të zonës, të cilët kanë mbetur të izoluar.

Sarandë, rrëzohet ura prej hekuri e fshatit Vanë
Shirat e rrëmbyeshëm nuk kanë kursyer as shkatërrimin e urës së që shërbente për të lidhur fshatin Vanë me Delvinën. 350 familje mbetën tashmë të bllokuara pasi është e vetmja rrugë kalimi. Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve në zgjidhjen e problemit pasi kjo urë është jetike për banorët e Vanës.

Gjirokastër, shembet ura nga lumi
Lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme jo vetëm me përmbytjen e banesave, tokave por ka shkatërruar edhe urën tek varrezat e Gjirokastrës. Ujërat e lumit kanë vërshuar sipër urës që lidh Gjirokastrën me Kakavijën, duke bllokuar kalimin e mjeteve. Disa prej punëtorëve që punonin në terren janë bllokuar në krahun tjetër të urës.

Shijak, shemben tre ura, izolohen banorët
Shemben tre ura në Shijak duke bllokuar tre fshatra, Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel. Qarkullimi është i pamundur duke izoluar banorët e fshatrave. Ndërsa probleme ka edhe në Ballias, pasi janë bllokuar rrugët. Deri tani raportohet se janë përmbytur 50 banesa, 40 familje janë evakuuar, vijon operacioni nga Emergjencat Civile për shpëtimin e banorëve të tjerë që janë në rrezik..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTJET/ Operacionet me helikopter, Rama poston videon: Uroj t’ia dalim faqebardhë...
Previous article Emergjencat: Situatë e rëndë në Jug. Rrezikon që të dalë nga shtrati lumi Devoll

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT