• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇËSHTJA “XHISIELA”/ Nga deklarata e gjyshit të vajzës, deri tek tritoli mbrëmjen e djeshme
Home
Breaking News

ÇËSHTJA “XHISIELA”/ Nga deklarata e gjyshit të vajzës, deri tek tritoli mbrëmjen e djeshme

8 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Emiljano Nuhu, një ish-nënkomisar, deklaroi se është kërcënuar me jetë nga krerë të lartë të PS, ndërsa i është kërkuar që të ndalojë hetimin për djalin e deputetit Rrahman Rraja, i cili thuhet se është akuzuar dhe dënuar me “Arrest me burg” pas për përdhunim të Xhisiela Malokut.

Xhisiela foli për herë të parë për akuzat e përdhunimit kundrejt djalit të Rrajas në një emision televizik.

Ajo është shprehur se: Kemi pasur një periudhë të gjata që kemi qenë të dashur pastaj i kemi shkëputur marrëdhëniet për arsye personale. Kisha një konflikt me personin, dhe u paraqita në Polici. Një me mbiemër Koldashi e mori dëshminë time. Më pas nxorën urdhër arresti për djalin, dhe më pas në 7 e 30 jemi paraqit në polici të Fushë Krujës kur doja ta tërhiqja kallëzimin. Pastaj shkova dhe e tërhoqa kallëzimin, sepse u sqarova me personin në fjalë”.

E ndërsa Prokuroria e Tiranës filloi hetimet për ngjarjen, pasi sipas ish oficerit Nuhu,  i përfshirë është dhe deputetët e PS, Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, të cilët e kanë kërcënuar me armë në komisariat.

I arratisur, Nuhu vazhdonte akuzat sërish duke pretenduar se është kërcënuar me armë. Këto akuza deputetët i kanë hedhur poshtë, e nga ana tjetër opozita i akuzoi që po fshehin pamjet që tregojnë të vërtetën.

Më pas u bë dhe akti i ekspertizës, i cili nxorri faktin se Xhisiela ishte e dhunuar dhe kishte shenja në trup.

Nga familjarët ai që reagoi ishte gjyshi nga babai i Xhisiela Maloku, Tafë Maloku. Ai i bëri thirrje politikës të mos përfshihet në histori dhe se shpreson që historia e dashurisë ndërmjet mbesës së tij dhe Rexhepit të kurorëzohet me një fund të lumtur.

Çfarë tha gjyshi i Xhisielës:

Tafë Maloku, gjyshi i Xhisielës: “Kam qenë në Itali se isha verbuar nga sytë dhe shkova bëra një operacion. Kam ardhur dhe e kam takuar dhe ç’kam pasur ndonjë lek ua kam çuar, por këtë muhabete se kam ditur. Unë tani kam ardhë nga Italia.”

I moshuari kërkon që politika të mos përfshihet në këtë histori.

“Politikanët mos të bëjnë grindje njëri me tjetrin. Ndodhi ajo që ndodhi. Unë e falenderoj, as se shaj Bashën as Sali Berishën. Kanë marrë vesh për një qëllim dhe kanë thënë që është jetime. Mirëpo tani të rinjtë nuk e di se ça bëjnë.”

Gjyshi i Xhisielës shpreson që historia e dashurisë ndërmjet mbesës së tij dhe Rexhepit të kurorëzohet me një fund të lumtur.

“Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu. Burgu s’është asnjë gjë se s’ka vrarë njeri. As ai s’ka vrarë njeri as goca ime s’ka vrarë njeri. Janë ngatërruar, se janë duke harruar të mëdhenjtë.”

Çfarë ndodhi në 30 shtator:

Gjykata e Krujës dha vendimin për djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. “Arrest me burg” është masa për të riun e akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut.

Vendimi i gjykatës erdhi pas administrimit të aktit të ekspertizës për të renë e dhunuar nga Rraja.

Një ditë më parë pati një ballafaqim të gjatë mes Rrexhep Rrajës dhe vajzës Xhiseila Malokut të cilët kanë dhënë dëshmi kontradiktore.

Gjithashtu në pyetje janë marrë dhe motra e nëna e Xhiseilës si dhe të afërm të Rexhep Rrajës që po ashtu kanë dhë deklarata të ndryshme.

Ai tashmë po duhet të përballet me gjykatën për dhunën e ushtruar ndaj të resë, e ndodhur që në muajt e verës por e mbajtur e fshehur. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat nisi një hetim për veprimet e mosveprimet e policisë me këtë rast. Pas 72 orësh Rexhep Rraja do të dal në gjykatë për masën e sigurisë.

Ajo çfarë e “fundosi” djalin e deputetit ishin përgjimet telefonike.

Më pas Gjykata e Krujës vendosi të lë në burg Rexhep Rrajën .

Çfarë ndodhi në televizion: 

Xhisiela Maloku doli në dy televizione duke pranuar të intervistohet, por ajo çfarë ndodhi ishte e papritur. Ajo këmbënguli se nuk është përdhunuar apo dhunuar nga Rexhep Rraja, dhe se ajo është e gatshme të përballej me ligjin për deklaratat që po bënte.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë:

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjën e djeshme, në fshatin Larushk Fushë-Krujë. Tritoli ishte vendosur ne oborrin qe lidh banesen e gjyshit nga ana e nënës sëXhisiela Malokut me kusheririn e tij.

Tritoli ishte vene prane baneses se shtetasit, Ramazan Muça dhe Besim Muça. Per fat nuk ka pasur te lenduar.

Informacioni i policise:

Fushë – Krujë

Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Janë shoqëruar në Polici 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISH KRYEMINISTRI E QUAJTI TRAFIKANT/ Maksi Beca i përgjigjet Berishës: Të kam pas idhull
Previous article Nga trafiku i drogës te përdhunimet/ Shihni VIP-at shqiptarë që patën probleme me ligjin:Nga Ledri tek... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT