“I rrezikshem per shoqerine”. Ky eshte motivi me te cilin nje shqiptar 46 vjecar e debuan nga vendi ku jetonte me familjen ne Itali.
Mediat italiane raportojne se shqiptari, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur eshtë larguar nga Zyra e Emigracionit ne Lodi për shkak te “rrezikshmërisë sociale”.
Ai jo vetem ishte pa pune, dhe nuk kishte te ardhura, por edhe ishte i denuar me burg per shkak te keqtrajtimeve dhe përndjekjes ndaj bashkëshortes dhe vajzave.
Megjithatë, pavarësisht nga dënimi dhe largimi nga banesa ku jetonin se bashku, ai nuk hoqi dore nga sjellja e tij. Per pasoje, ne adrese te tij nisi dhe procedura e re penale.
Atij iu nxor urdhri i debimit te menjehereshem dhe u shoqerua nga policia deri ne kalimin e kufirit.


