Mëngjesin e nesërm në orën 10:00, pritet të mblidhet grupi parlamentar i Partisë socialiste, siç edhe ndodh çdo javë.
Si çdo herë tjetër aty pritet të mbajë ndoshta një fjalë, kryeminsitri Rama nga ku mund të bëjë publike prova dhe fakte të reja, të cilat i ka paraljmëruar me anë të një statusi ditën e djeshme ku i drejtohej kryeopozitarit Lulzim Basha:
- “Qetësohu Lulëzim!Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio.Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”, shkruan Rama.
Për shkak të këtij paralajmërimi interesi i medias duket që tani i shtuar dhe me siguri shumica e tyre do ta transmetojë live mbledhjen e grupit parlamentar të PS.
Pak javë më parë , një mbledhje të tillë, Rama e shfrytëzoi për të mbajtur në nga fjalimet e tij më të forta politikë gjatë këtij viti.
Kryeministri sqaroi çështjen e shumëpërfolur të “Babales” dhe pozicionin e Agron Xhafajt në të. Aty Rama, konfirmoi prerë e qartë publikisht besimin që kishte tek ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe dha konfrimimin e tij të qartë për vijëmësinë e punnës së tij si anëtar i kabinetit qeveritar.
Pas kësaj, çështja “Babale”, erdhi duke u zbehur derisa pak orë më parë Prokuroria e Krimeve te Renda kërkoi “arrest me burg” për protagonistët e saj: Albert Veliun dhe kunatin e tij (aktor), si dhe “detyrim paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi.
Përgatiti: AlpeNews.al


