• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“IK, HIQE KAMERËN”/ Historia e TRISHTË: E ëma refuzon të pajtohet me vajzën që ka braktisur… (VIDEO)
Home
Sociale

“IK, HIQE KAMERËN”/ Historia e TRISHTË: E ëma refuzon të pajtohet me vajzën që ka braktisur… (VIDEO)

7 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në programin “Ka një mesazh për ty” të “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Edlira na tregoi historinë e saj që pas divorcit nga bashkëshorti e ka braktisur e gjithë familja; djali 14-vjeçar, nëna dhe motrat me përjashtim të njërës.

Mamaja e saj beson versionin e ish-dhëndrit dhe jo të vajzës së saj. Sot e kësaj dite, Edlira thotë se mamaja nuk i flet, ndërsa vazhdon të mbajë lidhje me ish-burrin. Sa i përket djalit, ajo shprehet se prej disa kohësh është distancuar edhe me të, për t’i lënë kohë që të reflektojë.

Për t’i ardhur në ndihmë Edlirës, gazetarja e “Ka një mesazh për ty” shkoi në Fier, aty ku banon edhe familja e Edlirës. Ajo u përpoq që të kontaktonte me të ëmën dhe ta ftonte tek “E Diela Shqiptare” për t’u pajtuar me të bijën. Mirëpo znj.Drita sapo pa kamerën dhe mësoi se gazetarja i dha mesazhin, ajo refuzoi ftesën për t’u bërë pjesë e programit. Mbi të gjitha ajo refuzoi që të takonte të bijën.

Gazetarja: Unë vij nga “E Diela Shqiptare” nga Tv Klan.

Mamaja e Edlirës: Shumë faleminderit, ik! Hiqe kamerën të lutem.

Gazetarja: Ka një mesazh për ju zonjë, unë për këtë kam ardhur.

Mamaja e Edlirës: Nuk kam nevojë për mesazhe. Shumë faleminderit. Nuk kam nevojë për mesazhe. Ikni tani të tërë.

Edlira e pa në video këtë moment refuzimi nga e ëma e saj, e megjithatë thotë se për të kjo ishte diçka e pritshme.

Edlira: E dija që do të reagonte kështu. Nuk e di pse janë vendimet e saj. Vendos ajo si të dojë, ashtu siç unë do të vendos që sot e tutje për veten time. Do doja të më dëgjonte drejtpërdrejtë z.Ardit, kështu siç po më dëgjoni ju tani. Doja ta shikoja nënën time drejt në sy, e t’i thoja pse? Unë jam jot bijë, për çfarëdo lloj arsye, unë jam jot bijë, e do ngelem e tillë përjetë. Jam shumë e lënduar, jam shumë e vrarë shpirtërisht për çdo gjë.

E braktisur nga të gjithë, e afërmja e vetme që po e priste Edlirën ishte një nga motrat e saj, për të cilën tha se “ajo është një motër e vërtetë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË THA MOS VAZHDO"/ Zbulohet dokumenti që do fundosë RONALDON për PËRDHUNIMIN
Previous article "PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER"/ Gadishmëria e armatës së viteve 1980

F.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT