• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË BOSNJE/ Prova e rradhës nëse do të ecë drejt integrimeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË BOSNJE/ Prova e rradhës nëse do të ecë drejt integrimeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO

7 October, 2018 k.autor Rajon

Qytetarët e Bosnjës po votojnë të dielën në zgjedhjet e përgjithshme, që mund të vënë në postet kryesore nacionalistët pro rus dhe të çimentojnë ndarjet etnike në vendin që u përball me luftë brutale 25 vjet më parë.

Votimet shihen edhe si një sprovë nëse Bosnja do të ecë drejt integrimeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO, apo do të mbetet e ngujuar në armiqësitë që pasuan luftën e viteve 1992-1995.

Rreth 3.3 milionë veta kanë të drejtë vote për një varg institucionesh në sistemin e ndërlikuar qeverisës të Bosnjës, të krijuar me marrëveshjen e paqes që i dha fund luftës, e cila la pas vetes 100 mijë të vrarë dhe miliona të pastrehë.

Vendi përbëhet nga një rajon i drejtuar nga serbët dhe një entitet i ngjashëm myslimano-kroat, të bashkuar në një qeveri qendrore. Votuesit zgjedhin sot presidencën boshnjake prej tre personash, presidentin serb, parlamentet e dy entiteteve dhe autoritetet kantonale.

Nuk ka pasur ndonjë anketë të besueshme para zgjedhjeve. Fushata u vu nën hijen e retorikës përçarëse dhe akuzave për parregullsi që vetëm sa shtuan tensionet.

Serbët dhe kroatët e Bosnjës duan të afrohen më shumë me Serbinë dhe Kroacinë fqinje, ndërsa myslimanët duan Bosnjën e bashkuar. Çështja ishte në thelb të luftës së viteve të 90-ta.

Vëmendja është përqendruar në konkurrencën për presidencën treanëtarëshe të Bosnjës, për shkak të kandidaturës së presidentit të entitetit serb, Milorad Dodik, një politikan i vijës së ashpër që kërkon ndarjen nga Bosnja.

Milorad Dodik, është aleati kryesor i presidentit rus, Vladimr Putin dhe fitorja e tij nënkupton ndikim më të fuqishëm të Rusisë. Në konkurrencë është anëtari aktual serb i presidencës, Mladen Ivaniç, relativisht më i moderuar.

Kandidati kryesor kroat për presidencën boshnjake, Dragan Çoviç, kërkon formimin e një trupi të tretë qeveritar, një mini shteti kroat, që do të thoshte fragmentim i mëtejshëm i vendit të brishtë.

Kandidatët liberal që mbështesin një shoqëri civile të lirë nga ndarjet etnike, kanë mbetur në margjinat e zgjedhjeve të së dielës. Vëzhguesit thonë se apatia e votuesve ka shuar shpresat për ndonjë befasi në zgjedhjet e së dielës pavarësisht shkallës së lartë të papunësisë dhe korrupsionit në shkallë të gjerë.

“Kam shumë pritje, por pak shpresë që diçka do të ndryshojë”, thotë Dragica Ruzhiç, një pensioniste 72 vjeçare në rajonin serb të Bosnjës.

Në pjesën tjetër të vendit të ndarë në Sarajevë, punëtori Kemal Çengiç, 57 vjeçar, thotë se do të dëshironte “të fitojë ndonjë më i ri”.

“Kushdo qoftë, vetëm jo këta që ishin në pushtet deri tash”, thotë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME RECIPETA TË VOGLA DHE LODRËN E PREFERUAR PËRKRAH/ Iva Aliko po "çmend" të gjithë meshkujt (FOTO)
Previous article VRASJA NË BLLOK PËR ELVANA GJATËN/ Pas Eljon Hatos, jepet vendimi dhe për Ervis Martinajn

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT