Pas Eljon Hatos, i është komunikuar masa e sigurisë dhe Ervis Martinajtnë lidhje me vrasjen në ish-Bllok, ngjarje që tronditi opinionin publik.
Prokuroria kërkon po ashtu 30 ditë “Arrest me burg” dhe për Ervis Martinajn. Martinaj mbeti i plagosur në ngjarjen e ndodhur në zonën e ish bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit.
Në ngjarje mbeti i vrarë një person, Fabiol Gaxha, si dhe u plagosën tre të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato dhe një tjetër i paidentifikuar. Ndërsa tre persona të përfshirë në ngjarje janë ende në kërkim.


