• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BALLA THIRRJE OPOZITËS/ Ejani në Kuvend për Reformën Zgjedhore
Home
Shqipëri

BALLA THIRRJE OPOZITËS/ Ejani në Kuvend për Reformën Zgjedhore

7 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socilaiste në qytetin e Sarandës. Të pranishëm në këtë takim ishin zv. kryeministrja, Senida Mesi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, deputeti Alket Hyseni si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se opozita duhet të kuptojë që e vetmja rrugë për të qenë funksionale në demokraci është të marë pjesë në Kuvend, të ndërpresë bojkotin e të votojë reformën zgjedhore.

Dua t’i them nga Saranda opozitës, meqë javën e ardhshme kemi njoftuar thirrjen e një tryezën politike të të gjitha partive parlamentare dhe jo parlamentare në funksion të përfundimit të reformës zgjedhore, në funksion të të gjithë rekomandimeve të OSBE/ODHIR të transfozuara në amendament të kodit zgjedhorë. Opozita duhet të kuptojë që e vetmja rrugë për të qenë funksionale në demokraci është të marësh pjesë në Kuvend, të ndërpresësh bojkotin dhe të gjithë së bashku të votojmë reformën zgjedhore, si një detyrim ky që ka Shqipëria sot edhe në rrugën europiane. Të gjitha ndryshimet që kemi bërë në kodin zgjedhor janë fjalë për fjalë gjithçka ka kërkuar opozita dhe sigurisht janë rekomandime të OSBE/ODHIR. Ne jemi të gatshëm të testojmë në 200 qendra votimi edhe metodat e elektronike, qoftë të identifikimit, qoftë të numërimit me qellim që nëse 200 qendrat e votimit nga 5500 që kemi afërsisht në të gjithë Shqipërinë na rezulton se ky model funksionin, pastaj do të eksplorojmë të gjitha mundësitë e tjera për të testuar në shkallë më të gjërë në 2021.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Përsa i përket reformës në drejtësi, Balla theksoi se Partia Socialiste për reformën në drejtësi nuk negocion me askënd, sepse ajo ka hyrë tashmë në drejtimin e pakthyeshëm. Duke folur për aksionet politike të PS-së, Balla nënvizoi se kryetari i bashkisë, antarët e këshillit bashkiak të Sarandës duhet të shkojnë në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet për të komunikuar, sepse ka plot çështje që mund të zgjidhen, duke qenë prezent.

Ne duhet të fokusohemi tek dy aksione të rëndësishmë politike që kemi marë e që kanë të bëjnë me një llogaridhënie të pushtetit vendor, jo siç bëmë përsa i përket llogaridhënies së qeverisjes qedrore në çdo njësi administrative. Kryetari i bashkisë, antarët e këshillit bashkiak të Sarandës do të shkojnë në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet për të komunikuar, sepse ka plot çështje që mund të zgjidhen, mjafton që ne të jemi prezent. Vëmendja jonë është vetëm për njerëzit, nuk kemi kohë për të humbur për të pasur vëmendjen tek kasetat e Lulit. Luli e ka shndërruar PD-në në një minikinostudio të vogël, e cila mund të prodhojë vetëm kaseta. Sapo ka filluar shbërja e “babale1”, “babale 2” u zhbë pa filluar akoma.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Sa i përket procesit të hapjes së partisë, Balla tha: “Ne do ta hapim PS-në këtu në Sarandë, kemi plot djem e vajza të cilët janë të gatshëm të bëhen pjesë e Partisë Socialiste”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ROMANTIK APO PUNË? Brad Pitt shihet me një bjonde misterioze dhe... (FOTO)
Previous article MERR FUND DILEMA/ Mourinho: Pronarët e Man United më kanë çuar SMS për të ardhmen time, do iki në...

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT