• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM GATI TË PËRBALLEM ME LIGJIN”/ Xhisiela thirrje politikës: Mjaft, mos u merrni më…
Home
Breaking News

“JAM GATI TË PËRBALLEM ME LIGJIN”/ Xhisiela thirrje politikës: Mjaft, mos u merrni më…

7 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Jam gati të përballem me ligjin për dëshmitë e mia të rreme në prokurori”. Xhisiela Maloku, vajza që tronditi opinionin publik dhe politikën në një rrëfim ekskluzive për Gazetën Shqiptare thotë se gjendja e saj psikologjike është renduar akoma më shumë me arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja, që sipas provave të mbledhura nga organi i akuzës ka ushtruar dhunë ndaj vajzës.

Në një rrëfim për psikologen Ervisa Lula, 24-vjeçarja thotë se nuk është dhunuar apo përdhunuar, ndryshe nga ajo që deklaroi ish-nënkomisari Emiljano Nuhu, i cili në një intervistë për mediat tregoi gjithë ngjarjen që zanafillën e ka në muajin korrik të këtij viti

“Në radhë të parë i bëj thirrje të gjitha mediave mos të merren më me mua, kjo çështje tashmë i takon prokurorisë! 

Gjithashtu i lutem dhe politikes të na mbaje jashtë kësaj çështje si mua dhe Rexhepin sepse policia ka bërë detyrën e saj kur unë e bëra kallëzimin. 

E bëra sepse ndodhi një zënkë mes nesh nga inati dhe xhelozia arrita deri aty, por kjo s’ka të bejë me politikë. 

Këto janë gjërat tona personale, nëse doni të bëni politike hajde merruni me deputetin në fjalë, me Z. Rrahman Rraja por duke pasur parasysh që ai është një njeri i drejtë po merren ça bën djali i tij që tashmë është 24 vjeç duke më përdorur dhe mua. 

Ju lutem mjafttt! Gjendja ime psikologjike është rënduar akoma më shumë me arrestimin e Rexhepit duke e ditur si është e vërteta dhe që unë nuk jam dhunuar apo përdhunuar siç është shprehur Emiljano Nuhu kjo gjë më bën të ndihem keq! 

Uroj që çdo gjë të shkoj në vend dhe unë jam e gatshme të përballem me prokurorinë për dëshmitë e mia! Sepse herën e fundit kur jam thirrur në prokurori kam pasur një keqkuptim kur më është bërë pyetja po për dhunën a e pranon? 

Kam thënë s’jam gati të flas për këtë por ato e kanë marrë që unë e pranoj. Pikërisht aty ka qenë momenti që unë të tregoja të vërteten por kam qenë e paqartë!”

Xhisiela Maloku hedh poshtë dhe pretendimet për kërcënime, pas dy intervistave që ajo dha në Top Channel dhe Tv Klan.

“Ju lutem mos më gjykoni për jetën time se dëgjoj pafund që thonë: Ku e ke marrë këtë, ku e ke marrë atë? Duke filluar nga atletet, rrobat, gjërat më personale të mijat. Mos paragjykoni kur nuk dini asgjë!”

Gjykata e Krujës dha gjatë javës masën e “arrestit në burg” për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. I riu u arrestua nën akuzën e përndjekjes ndaj Xhesiela Maloku.

Është pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore ajo që duket se ka mbajtur në pranga Rexhep Rrajën, sikundër dhe një përgjim i kryer më 29 Shtator, gjatë ballafaqimit mes dy të rinjve në Prokurori, ku sërish Rraja, sipas organit të akuzës, ka kërcënuar vajzën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILANI DUHET TË KRENOHET/ 20-vjeçari CUTRONE, më i mirë se MESSI dhe RONALDO
Previous article AKTORJA E "ÇUKUR" PJESË E "VICTORIA’S SECRET"? Zbuloni si qëndron e vërteta

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT