Që prej ditës së djeshme, ka filluar popullimi i burgut të Reçit në Shkodër, ku edhe ka filluar transferimi i të burgosurve.
Ditën e djeshme janë transportuar nga burgu i Lezhës 150 të dënuar.
Ndërkohë transferimi i të dënuarve vijon dhe ditën e sotme është parashikuar transferimi i 150 të dënuarve të tjerë.
Në këtë institucion për të garantuar sigurinë e të dënuarve do të kujdesen plot 324 efektiv policie. Ambientetet e brendshme të këtij institucioni kanë tualet privat, aspirim, kondicionim, sistem alarmi, dhe deri tek pajisjet që dedektojnë dhe bllokojnë valët e telefonisë ceululare.


