Sot u zhvilla në kryeqytet “Maratona e Tiranës”. Ajo filloi në orën 09:00, ku morën pjesë rreth 5 mijë garues nga rreth 40 shtete të ndrysheme të botës.
Nga kjo maratonë, “mbretërit” e Tiranës ishin Kenianët. Kjo pasi pesë nga gjashtë fituesit e garës në 10 kilometra për burra dhe gra ishin nga Kenia. Pra në tre vendet e para për meshkuj dhe femra, pesë nga atletët fitues ishin nga Kenia.
Po ashtu në 21 kilometra, 5 nga 6 fituesit per burra dhe gra ishin nga Kenia. Pra në një total prej 83.3% ku 10 nga 12 fituesit ishin nga Kena.
Ky ishte viti i tretë që Tirana e mirëpret zhvillimin e këtij garimi. Për zhvillimin e saj është bllokuar lëvizja në disa rrugë kryesore të qytetit që prej orës 05:00. E ndërsa ky bllokim do të vazhdojë deri në orën 14:00.


