Gjyqtari Artan Gjermeni pritet t’i komunikojë masën e sigurisë Eljon Hatos dhe Ervis Martinajt, në lidhje me vrasjen në ish-Bllok, ngjarje që tronditi opinionin publik.
Gjyqtari ka mbërritur në Spitalin e Traumës, aty ku ndodhet i plagosuri Eljon Hato. Hato mbeti i plagosur në ngjarjen e ndodhur në zonën e ish bllokut, mbrëmbjen e 4 tetorit.
Në ngjarje mbeti i vrarë një person, Fabiol Gaxha, si dhe u plagosën tre të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato dhe një tjetër i paidentifikuar. Ndërsa tre persona të përfshirë në ngjarje janë ende në kërkim.
Hato, nga Shkodra, rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar për vrasje dhe i akuzuar për porositjen e një ekzekutimi nga burgu.
Më pas do i komunikohet masa e sigurisë edhe Ervis Martinajt, një nga emrat më të përmendur për shkak të së shkuarës së tij. 36-vjeçari njihet si biznesmen në fushën e basteve sportive si dhe ka qenë i pranishëm në vrasjen e Enton Nikës, në nëntor të vitit 2015.


