• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNOI NXËNËSIT NË FURGON/ Flet shoferi: Humba kontrolli, u thashë disa herë që…
Home
Breaking News

DHUNOI NXËNËSIT NË FURGON/ Flet shoferi: Humba kontrolli, u thashë disa herë që…

7 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shoferi i furgonit që transportonte nxënës, është filmuar duke dhunuar dy fëmijë. Edmond Sela, nga fshati Majtare në Dibër, pas videos së publikuar në rrjetet sociale, është ndaluar nga Policia.

Pasi pamjet e tij duke dhunuar fëmijët u bënë publike në media dhe reaguan njera pas tjetrës, Policia dhe Ministria e Arsimit që e dënuan aktin, shoferi ka dashur të shpjegohet.

Ai  ka deklaruar se ke humbi kontrollin pasi nxënësit po pinin cigare brenda në furgon dhe po i digjnin sediljet e autobusit . Pasi u ka kërkuar disa herë nxënësve ta hidhnin cigaren dhe ata nuk kanë reaguar, por kanë qeshur, ai është nxehur dhe u është kundërvënë duke i qëlluar me shpulla.

Shoferi Edmond Sela ishte me kontratë nga bashkia për të kryer transportin e nxënësve nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës në Maqellarë.

Njoftimi i Policisë:

Pas denoncimit nga Ministria e Arsimit, te një videojeje ku shfaqet një drejtues autobusi që ushtron dhunë ndaj dy nxënësve, sqarojmë se:

Policia e Dibrës menjëherë ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë, të drejtuesit të autobusit, shtetasin Edmond Sela, 35 vjeç, banues në fshatin Burim, Dibër.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E. Sela, me automjetin e tij autobus, me targa AA 633 BO kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës, në njësinë administrative Maqellarë.

Në datë 4. 10. 2018, ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj dy nxënësve,  pasi pretendonte se i kishin djegur me cigare sediljet e automjetit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi Edmond Sela, u arrestua për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal. Gjithashtu rezultoi se kishte mangësi në dokumentacion, e për mangësitë e konstatuara  do të procedohet administrativisht nga Policia Rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është e angazhuar maksimalisht për sigurinë e qytetarëve,  veçanërisht për sigurinë e fëmijëve dhe fton qytetarët, nxënësit,  prindërit e mësuesit të denoncojnë çdo shkelje apo cenim të dinjitetit, shëndetit e jetës së tyre, duke garantuar një reagim të shpejtë profesional dhe të paanshëm.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GEGA merr çmim në Maratonën e Tiranës, atletja shqiptare ka dy fjalë për të gjithë qytetarët
Previous article E BUJSHME/ REALI kërkon DYBALËN për të dalë nga KRIZA, TRANSFERIMI I "LA JOYA" në...

k.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT