• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHOKU JOT JAM UNË QË FLET ASHTU”/ Del VIDEO. Si i DHUNON shoferi i furgonit nxënësit në Dibër
Home
Sociale

“SHOKU JOT JAM UNË QË FLET ASHTU”/ Del VIDEO. Si i DHUNON shoferi i furgonit nxënësit në Dibër

6 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Grushte dhe shpulla nxënësve në furgon, sigurohet video e dhunës që shoferi ushtron ndaj fëmijëve në Dibër. Ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Maqellarë, ndërsa rasti u denoncua fillimisht nga Ministria e Brendshme. Në video duket momenti kur drejtuesi i automjetit godet me grushte dhe shpulla dy nxënës. Kanë qenë vetë nxënësit të cilët kanë filmuar skenën e dhunës. Në video dëgjohet që shoferi u drejtohet nxënësve me fjalët “Pse shoku jot jam unë që flet ashtu” dhe godet dy prej nxënësve që ndodheshin në furgonin e shkollës. Ndërsa nxënësit e tjerë dëgjohen duke qeshur.

Ministria e Brendshme: Policia të marrë masa menjëherë, zero tolerancë
Ministria e Arsimit ka njoftuar atë të Brendshme për rastin. Në një deklaratë, zv/ministrja Romina Kuko kërkoi nga policia të veprojë menjëherë. Zero tolerancë për çdo rast dhune ndaj fëmijëve, siguria e të cilëve është parësore, tha zv/ministrja Kuko.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i furgonit që ka dhunuar nxënësin është ndaluar nga policia dhe ndodhet në komisariat në Peshkopi.

Deklaratë për media e zv.ministres së Brendshme Romina Kuko:

Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me një incident të ndodhur në furgonin, i cili transportonte nxënës në Dibër. Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë. Policia ka identifikuar autorin, i cili aktualisht mbahet në ambjentet e Komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale.

Pas përfundimit të këtyre veprimeve, Policia e Shtetit do të dalë në një deklaratë të detajuar sqaruese për ngjarjen. Ministria e Brendshme nxit Policinë e Shtetit të kryejë të gjitha veprimet ashtu siç e ngarkon ligji. Siguria e qytetarëve vjen e para. Siguria e fëmijëve vjen qëndron mbi gjithçka.

Çdo abuzim ndaj tyre do të ndëshkohet me zero tolerancë. Nxisim gjithashtu qytetaret te denoncojne çdo shkelje ne numrin 112 dhe ne Komisariatin Dixhital. Sheh diçka thuaj diçka!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUZËQESH PANUCCI/ Asist fantastik i Memushajt, Peskara fiton e rrëmben vendin e parë (VIDEO)
Previous article XHAKA autoritar edhe tek Bazeli, shoku i skuadrës bën “SHQIPONJËN” për të (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT