• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA TE FAMILJA HYSENAJ/ Deputetja e PD: Kjo është e vërteta, jo ajo që thotë qeveria
Home
Politikë

VIZITA TE FAMILJA HYSENAJ/ Deputetja e PD: Kjo është e vërteta, jo ajo që thotë qeveria

6 October, 2018 F.autor Politikë

Deputetja Oriola Pampuri ishte në familjen 6 anëtarëshe të Arben Hysenajt në Babrru të Tiranës, e cila jeton pa asnjë të ardhur dhe është në gjendje të mjeruar.

Kësaj familjeje i është hequr ndihma ekonomike, ndërsa dy prindërit janë pa punë dhe kanë 4 vajza të mitura për të ushqyer.

 Njëra prej katër vajzave të mitura, vuan nga distrofia, por prindërit i treguan deputetes Pampuri se iu është hequr KEMP-i pa asnjë shpjegim.

Vajza tjetër familjes vuan nga sëmundja e epilepsisë dhe kërkon kujdes të vazhdueshën, i cili u mungon fëmijëve. Për shkak të kushteve të mjerueshme ekonomike, heqjes nga lista e ndihmës ekonomike dhe mungesës së shpresës, kryefamiljari Arben Hyseni vuan nga depresioni, ndërsa nëna e familjes është e pamundur të punojë.

Fëmijët të cilët shkojnë në shkollë, udhëtojnë rreth 35 minuta në një rrugë të keqe.
Deputetja Pampuri deklaroi se kjo familje jeton me borxhe dhe sipas skemës kriminale të qeverisë, me largimin nga skema ekonomike, kjo familje e varfër duhet të presë edhe gjashtë muaj të tjerë për të aplikuar sërish.
“Kjo është e vërteta”, tha Pampuri, “jo ajo që propagandon kryeministri Rama”.

foto galeri

foto galeri

“Jemi në familjen e zonjës Azize, e cila jeton me katër vajza, më e vogla është katër vjeçe më e madhja është 12 vjeç.
Vajza ka përfituar KEMP, por tani nuk e përfiton më KEMP-in për shkak të një patologjie që ka, Azizja është pa punë, bashkëshorti del çdo ditë për të kërkuar punë dhe jo gjithmonë e gjen atë. Është hequr nga ndihma ekonomike dhe nuk janë më përfitues të skemës ekonomike ndërkohë që nuk plotësojnë asnjë kusht jetese për të jetuar normalisht.
Dhe i plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë pjesë e ndihmës ekonomike, ashtu sikurse vajza i plotëson të gjitha kushtet për të përfituar KEMP.
Megjithatë ne shpesh dëgjojmë nga qeveria që janë hequr nga ndihma ekonomike ato familje të cilat përfitojnë padrejtësish. Ju e shihni që kjo familje nuk ka asnjë arsye për të kërkuar padrejtësisht ndihmën ekonomike por ka të gjitha të drejtat për të përfituar ndihmën ekonomike dhe për ta marrë atë sepse pa të nuk munden të jetojnë”, tha Pampuri nga familja Hysenaj.

Sipas saj listat e përfituesve të ndihmës ekonomike, sot nuk janë transparente.
“Personat të cilët kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe nuk kanë gjetur ende punë, janë të shumtë.
Janë hequr 20 mijë familje nga ndihma ekonomike dhe sot janë shumë të paktë ata që i janë rikthyer skemës. Janë të shumtë në numër si zonja e cila ndodhet në gjendje të mjerueshme, e cila nuk përfiton ndihmën ekonomike. Gjithçka që paraqitet si show, është e pavërtetë përballë këtij realiteti të dhimbshëm në të cilën jeton kjo familje dhe shumë familje të tjera si zonja Azize”, deklaroi Pampuri.

Gruaj, nëna e katër vajzave Azize Hyseni tregoi se jetojnë në kushte shumë të vështira për momentin. “KEMP-in e vajzës ma kanë hequr dhe nuk e di përse. Doli në komision, nuk më kanë kthyer përgjigje, e merr apo nuk e merr. Ndihmën ekonomike ma kanë hequr. Më thanë se nuk jam paraqitur tek zyrat e punës.
Tek zyrat e punës nuk jam paraqitur sepse burri më vuan nga depresioni. Edhe sikur ta fusin ai nuk e mban dot. Unë jam me katër fëmijë të vegjël. Në shkolla janë dy paradite, dy pasdite. Vetë jam e sëmurë siç e shikoni. Për në shkollë duhet gjysëm ore duhen.
Jetojmë me çfarë mbledh burri gjatë ditës, kanaçe, hekura. Ndonjëherë kur sjell tela i pastroj, para tre javësh preva dorën duke i pastruar. Është shumë vështirë për t’ia dalë. Shkojnë dritat dhe uji më shumë. Jetojmë vetë i gjashtë vetëm në këtë dhomë 3 me 3”, tha gruaja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS LARGIMIT NË ZELANDËN E RE/ Vesa Luma kthehet në vendlindje (FOTO)
Previous article “Çmenduri” për super sfidën Liverpul-Man City, nuk do ta besoni në sa shtëpi do të transmetohet

F.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT