Arrestohet Geldo Hoti, 37 vjeç, personi që u ndalua një ditë më parë nga policia në Kakavijë, teksa tentonte të largohej për në Greqi.
Burime zyrtare nga policia konfirmuan këtë të shtunë se ndaj 37-vjeçarit është vendosur marasa e arrestit për dy akuza penale: Vrasje e mbetur në tentativë në rrethana cilësuese dhe armëmbajte pa leje.
Sipas policisë, Geldo Hoti, banues në Tranë, ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur të enjten, në ambientet e brendshme të lokalit “Monopoli” në rrugën “Ibrahim Rugova” në zonën e ish-Bllokut dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon alias Emiljano Hato.
Ndërkaq, burime policore bënë me dije se Geldo Hoti ka qenë pjesë e të njëjtit grup mes personave që thashmë janë në kërkim policor: Marvjol Bilo, Fabian Allushi dhe Ervin Mata. Sipas të njëjtave burime: Të katërt ishin në një tavolinë para se të niste sherri me grupin tjetër të përbërë nga Ervis Marniaj dhe Eljon Haton, të plagosur dhe Fabian Gaxha, që mbeti i vdekur në vend në shkëmbimin e zjarrit në lokal.


