Atletico Madrid ka lëshuar një deklaratë për media në faqen e klubit ku thotë që sulmuesi i Spanjës ka lënduar ligamentet dhe mund të mos paraqitet në tri javët e ardhshme
Atletico Madrid ka shkruar se Diego Costa ka probleme muskulore në kofshë, duke bërë që ai mos të jetë gati për ndeshjen në ligë kundër Villarreal dhe do të kthehet vetëm pas ndeshjeve të Kombëtarëve.
Edhe pse nuk ka spekuluar se sa gjatë do të jetë sulmuesi jashtë, AS ka biseduar me mjekun Jose Gonzalez, i cili ka thënë se një lëndim i tillë kërkon trajtim dy deri në tri javë.
Spanjolli u zëvendësua në minutën e 69’të në fitoren e Atleticos në Ligën e Kampionëve 3-1 kundër Club Brugge në Metropolitano të mërkurën kurse sot i është bërë skanimi i këmbës.
Costa nuk është përfshirë në listën e Luis Enriques për Spanjën dhe La Roja nuk ka konfirmuar se pse nuk është ftuar ai, edhe pse duket se është shkaku i lëndimit pasi që ai ishte në tribuna gjatë ndeshjes kundër Brugge.


