• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QYTETËRIMI MAJA/ Zbulohen me lazer, 61 mijë godina e fortesa
Home
Mister

QYTETËRIMI MAJA/ Zbulohen me lazer, 61 mijë godina e fortesa

6 October, 2018 Isa.Autor Mister

Që prej 2009 fondacioni i trashëgimisë kulturore të majave ka promovuar kërkime nëpër pyjet e dendura tropikale në veri të Guatemalës, vend i banuar nga majat në periudhën klasike të vonë.

Vështirësia e hyrjes, shtrirja e terrenit dhe pyjet kanë bërë që kërkimi i drejtpërdrejtë nuk ishte rezultativ, kështu që filloi të hynte në punë sistemi lazer Lidar (light detection and raging). Bëhet fjalë për një teknologji që mat distancën nga një pikë emetuese e lazerit dhe një objekti ose sipërfaqeje duke lejuar krijimin e hartave 3D me përpikmëri. Aplikimi i kësaj teknologjie shërbeu për të zbuluar një megapolis në shkurt të 2018 dhe që ende po bën zbulime.

Sipas revistës “Science” territori që është zbuluar ka një sipërfaqe prej më shumë se 2000 km katrorë të njohura si tokat e ulëta maja në një rajon të Petenit në Guatemala. Lazeri identifikoi më shumë se 61 480 struktura maja të fshehura mes të cilave vendbanime, fortesa, rrugë, fusha kultivimi me sisteme vaditjeje. Këto zbulime u kryen nga një grup arkeologësh ndërkombëtarë nën udhëheqjen e Marcello Canuto-s nga universiteti Tulane në Amerikë që pohon se ky rajon është banuar nga 7 -11 milionë banorë gjatë periudhës klasike të vonë (680-800 pas krishtit) me një densitet mesatar prej 100 personash për km katror.

Faktor tjetër befasues është se kjo sipërfaqe ka qenë e kultivuar: 362 km katrorë terren agrar i modifikuar dhe 952 të pamodifkuar, por me qëllim që mund të përdorej. Struktura të ndryshme lidhen me më shumë se 106 km rrugë dhe fortesa mbrojtëse duke i krahasuar në këtë mënyrë me grekërit e lashtë.

Shumë shkencëtarë kanë filluar të krahasojnë qytetërmin maja me atë grek duke u nisur nga zhvillimi që kanë patur. 95% të terreneve të këtyre vendbanimeve ishin të destinuara për kultivim dhe historianët e arkeologët besojnë se kriza e fundit e kulturës maja u provokua nga thatësira në shek IX. Pavarsisht se teknikat e reja të Lidarit lehtësojnë shumë punën e arkeologëve dhe sjellin njohje të reja, ekspertët theksojnë se rëndësia e punës në terren është e nevojshme për një studim më të thelluar dhe për të mbrojtur këto pjesë unike nga kërcënimet e zhvatësve dhe nga shpyllëzimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ka mbajtur gjithmonë të fshehur/ Shihni sa vite diferencë ka Alketa Vejsiun me bashkëshortin (FOTO)
Previous article “TENTOI TË MË AFROHEJ”/ Rrrëfimi i STUDENTES nga Tirana: Si më ngacmoi shefi

Isa.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT