• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Ujësjellës Kanalizime Tiranë raporton për gjendjen në Liqenin e Bovillës. Sqaron banorët edhe për situatën e deritanishme!
Home
Sociale

E FUNDIT/ Ujësjellës Kanalizime Tiranë raporton për gjendjen në Liqenin e Bovillës. Sqaron banorët edhe për situatën e deritanishme!

1 December, 2017 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me gjendjen e deritanishme të zonave më në rrezik nga shirat e rrëmbyeshëm, por edhe sqaron banorët e kryeqytetit për disa pseudodeklarata të deputetëve të opozitës. Deklarata e mëposhtme lidhet edhe me gjendjen e ujit në burimet furnizuese të ujësjellës kanalizimeve të kryeqytetit.

Mëposhtë keni deklaratën e plotë:

“Ujësjellës-Kanalizime Tiranë shpreh keqardhjen e thellë për keqinformimin e qëllimshëm që disa deputetë dhe të zgjedhur lokalë të Partisë Demokratike, përfshirë këtu edhe z. Sali Berisha, kanë bërë gjatë pasdites së sotme, lidhur me situatën e krijuar në liqenin e Bovillës.

UKT dëshiron të bëjë me dije se niveli i ujit në Liqenin e Bovillës aktualisht është në kuotën 315.9 metra. Ndërkohë që, kuota para fillimit të reshjeve ishte 310 metra. Hapja e digës është një proçes normal që kryhet sa herë që niveli i liqenit kalon kuotën maksimale prej 318 metrash.

Vendimin për hapjen e digës e merr administratori i shoqërisë, i cili paraprakisht ka detyrimin ligjor të njoftojë zyrtarisht Policinë e Shtetit, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, si dhe Kryetarin e Bashkisë së Kamzës.
Deri në këto momente, deklarojmë se nuk ka qenë e nevojshme hapja e portës shkarkuese të digës, duke qenë se thatësira e muajve të kaluar kishte ulur ndjeshëm nivelin e liqenit. Për këtë arsye, rritja e kuotës me 6 metra brenda një kohe kaq të shkurtër është brenda nivelit normal të tij.

Prandaj, deklarata e sotme e z. Berisha se prania e ujit në zonën e Laprakës është shkaktuar si pasojë e hapjes së digës së Bovillës është krejtësisht e pavërtetë dhe hidhet poshtë lehtësisht nga skica e thjeshtë që po i bashkëngjisim kësaj deklarate.
Për më tepër, gjeografikisht Bovilla ndodhet në veri të Tiranës, pastaj në jug vjen Kamza e Paskuqani dhe ndahen nga Tirana me Lumin e Tiranës, i cili për herë të parë nuk u përmbyt. Si mundet një liqen të kapërcejë një lumë e të përmbysë një lagje matanë, në anën tjetër!?

Gjithashtu, informojmë se stafi i UKT-së është duke monitoruar situatën e liqenit, si për nivelin e turbullirës ashtu edhe për kuotën, në mënyrë të vazhdueshme.”/ Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lajm i keq për ata që konsumojnë shumë Fast-Food!
Previous article Shijak/ 1.500 familje të izoluara në Shetel, fshati pa energji elektrike

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT