Paketa anti-shpifje, e paralajmëruar nga Rama vetëm pak ditë më parë, solli shumë reagime veçanërisht nga opozita e cila e cilësoi si heqje të lirisë.
Në një prenoncim për AlpeNews.al, deputetja e Partisë demokratike, Orjola Pampuri e konsideroi si një ligj kundra opozitës.
Paketa antishpifje, në këndvështrimin tim sot nuk ka sens, pasi është e njejta gjë me ligjin për agjitacion e propagandë.
“Jemi përballë shpifjeve pafund të cilat në fillim të katërvjeçarit të parë u konvertuan në premtime për të ardhur në pushtet, për të vijuar më pas me premtime-shpifje të njëpasnjeshme, për të cilat kryeministri nuk mban asnjë përgjegjesi. Shpifjet janë relative. Qytetarët dhe opozita mendojnë që shpifjet janë bërë nga vetë Rama në keto 6 vite, duke filluar nga shëndetesia falas, rritja ekonomike, mohimi i bandave, drogës, ulja e varfërise, përfshirja e deputetëve, ministrave, e zyrtarëve të larte të shtetit në afera droge e kriminale.
Të gjitha këto me evidente se kurrë, Rama i mohon dhe pikërisht këtu fillon e mbaron shpifja.
Ligji është për opozitën dhe vetëm për opoziten, nga momenti që opozita në këto vite ka ç’montuar e u ka nxjerrë të palarat në shesh, duke filluar nga evidentimi i kryebashkiakëve trafikantë e perdhunues, të cilet Rama i mohoi deri në momentin që faktet e dokumentat vërtetuan gjithçka tq vertete, avionet me droge per të cilet Rama e dinte fare mire, i mohoi por në fund fare gjithcka doli në pah, droga kishte, e ka uzurpuar vendin nga veriu ne jug.
Po ashtu bandat, krimi, përfshirja e bandave me ish ministra, e kryesues bandash vëllai i ministrit, këto janë të vërteta të pamohueshme, të cilat per Ramen janë shpifje, ndërsa për opoziten e qytetaret janë vetë realiteti i frikshëm e i dhimbshëm, të cilit Rama kërkon t’i bëjë block me ligjin antishpifje.
Përgatiti: AlpeNews.al


