Trajneri portugez Fernando Santos ka deklaruar se Cristiano Ronaldo nuk është thirrur në kombëtare shkaku i një marrëveshjeje dhe se beson që portugezi është plotësisht i pafajshëm lidhur me akuzat e fundit për përdhunim seksual.
“Unë gjithmonë i mbështes lojtarët e mi”, tha Santos në një konferencë për shtyp. “Unë e njoh Ronaldon shumë mirë dhe i besoj plotësisht asaj që ai ka thënë”.
Ronaldo nuk është thirrur për dy ndeshjet e ardhsme të kombëtares portugeze të futbollit. Ai është akuzuar nga një grua amerikane sipas pretendimeve tw saj për një përdhunim të kryer para disa vitesh ndaj saj, por portugezi i ka hedhur poshtë këto akuza, duke deklaruar se po përpiqet të fitohet nga imazhi i tij.