Pas akuzave të fundit për Cristiano Ronaldon nga Kaythryn Mayorga, e cila ka thënë se është përdhunuar seksualisht nga portugezi në vitin 2009, sulmuesi ka reaguar menjëherë duke e angazhuar avokatin David Chesnof, i cili njihet si avokat i yjeve.
Avokati i famshëm në të kaluarën ka punuar me sportistët e mirënjohur si Shaquille O’Neal, Mike Tyson dhe Andre Agassi, po ashtu edhe me të famshmit Leonardo Di Caprio, Paris Hilton dhe Bruno Marsin.
Portugezi i mohoi akuzat përmes rrjeteve sociale, mirëpo ka kohë 20 ditë për t’u kundërpërgjigjur ndaj akuzave dhe për këtë e ka angazhuar njërin ndër avokatët më të famshëm.
Sipas raporteve të fundit, Chesnoffi nuk do të punojë vetëm në mbrojtjen e Ronaldos, ai po ashtu do të kërkojë dëmshpërblim për dëmtim të personalitet të Ronaldos.