Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë Shqiptare të Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për përfundimin me sukses të pjesës së dytë të operacionit “One by Land” javën e kaluar, ndërmarrë në bashkëpunim me agjentët specialë të Shërbimit të Sigurimit Diplomatik të Departamentit të Shtetit pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ky operacion bëri të mundur shkatërrimin e shtatë grupeve të strukturuara kriminale, të cilët mundësonin kalimin e paligjshëm të kufinjve duke lëshuar dokumenta të flassifikuar. Këto grupe operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Si pjesë e operacionit, policia arrestoi dy oficerë shqiptarë policie me detyrë kontrollorë kufiri, të cilët bashkëpunonin me grupet. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar emigrimin e paligjshëm dhe për të arrestuar personat përgjegjës. – with Policia e Shtetit
| The U.S. Embassy commends the Albanian State Police and the Serious Crimes Prosecutors for successfully concluding the second part of the “One by Land” operation last week, undertaken in collaboration with the special agents of State Department’s Diplomatic Security Service in Embassy, Tirana. This operation made possible the dismantling of seven structured criminal groups that enabled illegal trespassing of borders by issuing false documents. These groups operated in Albania, Bulgaria, Spain, France, Dominican Republic, Italy, United Kingdom, United States and Canada. As part of the operation, police arrested two Albanian immigration police officers who collaborated with the groups. The United States will continue to assist and support law enforcement efforts to prevent illegal immigration and arrest those responsible.


