Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin mbremjen e djeshme, ku në “zemër” të bllokut u dëgjuan t♪ shtëna dhe pati viktima.
Gjithçka ndodhi kur dy grupe hyn në konflikt për këngëtaren e mirenjohur, Elvana Gjata. Nga kjo përplasje mbeti një person i vrarë, Fabiol Gaxha dhe tre të plagosur.
Dy grupet kanë qenë në dy tavolina të ndryshme, ku në njërën ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljo Hato dhe në tjetrën, Ervin Mata, Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo, brenda në lokalin “Monopol” në zonën e ish-bllokut. Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda.
Ervis Martinaj, nuk ishte emër i panjohur për policinë pasi është i përfshirë në një sërë vrasjesh siç është ajo e Linzës.
Sherri mes dy grupeve rivale ka nisur pak ditë më parë, teksa një nga truprojet e Ervis Martinajt ka ngacmuar këngëtaren, ku kishte nisur përplasja mes personave të tjerë. Pas kësaj dy grupet rivale janë takuar me njëri tjetrin për tu sqaruar, ndërsa përplasja ka rezultuar fatale.
Marviol Bilo i përfshirë në ngjarje, ishte një punonjës i forcave komando. Po ashtu njëherazi dhe trurproja i këngëtares Elvana Gjata, duke qenë i dypunësuar. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Bilo ka qenë në ambientet e jashtme të lokalit, dhe më pas është futur në ambientet e brendshme. Bilo, efektivi i forcave komando rezulton të jetë qitësi dhe snajperisti më i mirë i repartit në Zall Her.
Ai godiste shpeshherë në kokë dhe gjoks, të njëjtën gjë që e bëri dhe dje. Nga ky krim i kryer, sipas burimeve, Marviol Bilo rrezikon të dënohet me 25 deri në 30 vite burg.
Ky është Marviol Bilo:
/AlpeNews.al



