• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA ZGJEDHORE/ Zbardhet drafti i Partisë Socialiste. Propozohen 52 ndryshime në Kod
Home
Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ Zbardhet drafti i Partisë Socialiste. Propozohen 52 ndryshime në Kod

5 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Zbardhet drafti i Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore. Në draftin e PS, propozohen 52 ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ndër ndryshimet kryesore është ai për depolitizimin e administratës zgjedhore në tre nivele, KZAZ, KQV, GNV.

Propozohet përzgjedhja me short dhe jo më nga partitë politike të anëtarëve të tre strukturave. Drafti parashikon gjithashtu,  kufizimin e parave të shpenzuara në fushatë, shuma për një parti politike, përfshirë kandidatët e saj, nuk mund të jetë 2 herë më e madhe se shuma e përfituar nga shteti.

PS kërkon gjithashtu që partitë të mos bëjnë reklama politike kundrejt pagesës 3 muajt para zgjedhjeve. Në draft propozohet që institucioneve shtetërore nuk u lejohet gjatë kësaj periudhe transmetimi i reklamave të paguara apo financuara prej tyre.

Neni 31

Në nenin 90 bëhen këto ndryshime:
– Pika 2 fjalët “100 mijë lekë” ndryshohen në “30 mijë lekë”.
– pika 3 ndryshohet si vijon:“3. Shuma e shpenzimeve të bëra nga një parti politike, përfshirë kandidatët e saj, për një fushatë zgjedhore nuk duhet të jetë më shumë se 2 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore, në përputhje me nenin 87/3 të këtij Kodi. Çdo shpenzim i fushatës zgjedhore dokumentohet dhe zbatohet në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Për zbatim të këtij Kodi “shpenzim për fushatë”është çdo shpenzim që bën një parti ose kandidatët e saj për qëllime të fushatës zgjedhore, pavarësisht datës se kur është bërë.”

Në nenin 84 behen këto ndryshime:

– Pika 4 ndryshohet si vijon: “4. Partitë politikë dhe çdo subjekt tjetër e ka të ndaluar bërjen e reklamave politikë kundrejt pagesës 3 muajt fundit para datës së zgjedhjeve.”

– Pika 5, pika 6, pika 7, pika 8 dhe pika 9 shfuqizohen.

– Pika 10 ndryshohet si vijon: “10. Ndalohet transmetimi i reklamave të paguara ose të financuara nga institucionet shtetërore dhe/ose nga çdo ent publikapo shoqëri tregtare ku shteti ka aksione për periudhën kohore 3 muaj para datës së zgjedhjeve deri në datën e zgjedhjeve, me përjashtim të atyre qëtransmetohen për rritjen ndërgjegjësimit të zgjedhësve, nxitjen e pjesëmarrjes në votim apo aspekte të tjera të procesit zgjedhor ose njoftime të tjera të parashikuara me ligj.”

Propozimet për financimet

Një tjetër risi është edhe propozimi për të shmangur fenomenin e Lezhës me PS-në dhe Beratit me PD-në ku kandidatet gra në lista hiqnin dorë nga mandati për t’ia kaluar meshkujve. Në draft PS prpozon që mandati t’i kalojë kandidatit me të njëjtën gjini në listat e partisë aleate, me herësin më të lartë. Drafti është propozuar nga PS, ndërsa opozita e ka bojkotuar Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY GAZETARËT BËHEN BASHKË/ Fatma dhe Ervini vërtetojnë miqësinë e ngushtë (FOTO)
Previous article KAMPIONËT TË PAPËRMBAJTSHËM/ Pas Ronaldos Juventusi synon dy yje të Bayern Munich

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT