• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI TEK ISH BLLOKU/ Konflikti për Elvana Gjatën, të plagosurit jashtë rrezikut
Home
Breaking News

ATENTATI TEK ISH BLLOKU/ Konflikti për Elvana Gjatën, të plagosurit jashtë rrezikut

5 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga përplasja me armë mbrëmjen e djeshme në Bllok u vra Fabiol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, ky i fundit dhe Eljon Hato janë duke u mjekuar në spital nën arrest, siguria e tyre po bëhet nga forcat speciale. Në kërkim janë tre persona një prej të cilëve ushtarak komando që mendohet se ka qëlluar tre personat pas një përleshje fizike.

Policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë u janë dashur të sigurojnë dy ambiente mbrëmjen e së enjtes, lokalin ku ndodhi ngjarja e përgjakshme dhe Spitalin e Traumës ku u dërguan për mjekim të plagosurit.

Mbrëmjen e së enjtes spitali ushtarak ka qenë në gjendje thuajse të jashtëzakonshme me dhjetëra forca policie dhe ndërhyrjes së shpejtë rrethuan perimetrin e spitalit ku ishin sjelle për mjekim dy të plagosurit e ngjarjes së përgjakshme në një lokal në Bllok, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Në orët e para të mëngjesit Ervis Martinaj është transportuar në Spitalin Amerikan 2, ndërsa aktualisht në Spitalin e Traumës po mbahet Eljon Hato, i cili është në reanimacion pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Mjekët thonë se gjendja e tij është e stabilizuar edhe pse ka marrë plagë në kokë dhe bark.

Sipas mjekëve Hato është operuar deri në orën 6 të mëngjesit të së premtes dhe ende nuk mund të japin parashikime nëse ka dalë nga rreziku për jetën apo jo.

Ne reanimacion përveç bluzave të bardha janë edhe disa efektivë të policisë disa prej të cilëve të armatosur me armë automatike që ruajnë Haton, si nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme po aq edhe për faktin që është një i arrestuar për ngjarjen e përgjakshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHIMI TEK MILANI/ Suedezi Ibrahimovic i përgjigjet thashethemeve
Previous article NË KËRKIM PREJ NJË VITI/ Pronarja e denoncoi si të zhdukur, shqiptari gjendet i groposur në...

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT