Ndonëse kemi hyrë prej një muaj në stinën e vjeshtës, koha vazhdon të jetë akoma mirë. Temperaturat janë ulur dhe ngritu disi me disa gradë, por përsëri dita vazhdon të jetë e nxehtë.
Gjithsesi stina e ftohtë e dimrit ende nuk ka ardhur, aty ku temperaturat ulen ndjeshëm. Për këtë sigurisht që duhen marrë masat për të qenë në kushte të duhura, si dhe për të mos pasur pasoja të ndryshme, si dëmtime apo shqetësime të ndryshme shëndetësore apo fizike.
Mënyrat janë nga më të ndryshmet, si me anë të kondicionerit, sobave me gaz apo atyre me dru etj. Që tani madje duhen filluar përgatitjet dhe pajisjet me pajisjet përkatëse për të përballuar situatën e të ftohtit që pritet të vijë.
Diçka të tillë e ka bërë dhe Drejtoria e Policisë së Durrësit. Mënyra që ka zgjedhur kjo drejtori, është me anë të kondicionerit. Por mesa duket kondicioneri ka probleme, dhe kërkohet që të riparohet. Për këtë gjë kjo drejtori në datën 05.10.2018 dorëzoi në Agjensinë e Prokurimeve Publike dokumentat për zhvillimin e një tenderi. Sipas dokumentacionit tenderi për riparimin e tij është hapur ditën e sotme në datë 05.10.2018 dhe do të mbyllet një ditë më vonë, pra nesër në datën 06.10.2018.
Mesa duket kujdesi ndaj punonjësve është i madh, qoftë edhe nëse problemi është për një person të vetëm. Dhe të paktën janë kujtuar në kohë, tani që dhe koha vazhdon “ta favorizojë” duke mos e sjellë akoma të ftohtin e stinës së vjeshtës.
Dokumenti i plotë:
/AlpeNews.al