Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sherrin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e ish-bllokut, por që përfundoi me një viktimë dhe disa të plagosur. Sipas burimeve nga policia sherri ka nisur si një sqarim, pasi një prej të plagosurve kishte ngacmuar Elvana Gjatën.
Më i revoltuari gjatë debatit, ishte viktima Fabiol Gaxha, i cili ndërhynte më shpesh dhe më pas ka nxjerrë armën për të qëlluar.
Personat e përfshirë në ngjarje janë takuar për të sqaruar një zënkë që ka nisur më herët, e cila ka nisur për këngëtaren Elvana Gjata. Në Spitalin Amerikan 2 është i shtruar Ervis Martinaj, i cili ka marrë një plagë në qafë. Pak më parë atij i është komunikuar edhe masa e arrestit.
Ervis Martinaj dyshohet se ka qenë i pari që ka qëlluar me armën e tij që mbante me vete.
Momentalisht në Spitalin e Traumës nuk është prezenca e fortë e policisë si një natë më parë, po është një numër më i reduktuar.
I plagosuri Eljon Hato i është nënshtruar një operacioni deri në 6 të mëngjesit pasi ka pasur plagët të rënda.
Mjekët s’pranojnë të shprehen për ecurinë e të plagosurit, pasi do të jenë orët në vijim ato që do të përcaktojnë edhe gjendje e tij.
Ata janë shprehur se Eljon Hato ka dëmtime të rënda në pjesën e kokës dhe barkut.
Ndërkohë që është sqaruar edhe ngatërresa me emrin e viktimës, që në raportimin e parë doli me emrin Rigers Gaxha. Fabjol Gaxha ka pasur me vete kartën e identitetit të të vëllait Rigersit, e kjo ka sjellë edhe ngatërresën fillimisht.



