Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e djeshme në zonën e ish-bllokut, ku i vrarë mbeti Rigers Gaxhaj, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj, Laert Hasa dhe një tjetër ende i pa identifikuar.
Mësohet se breshëria e plumbave ka qenë tronditëse për të gjithë personat që i dëgjuan të shtënat.
Një nga kamarieret që shërbente në lokal, në momentin kur ka parë gjakun dhe personat e plagosur ka humbur menjëherë ndjenjat.


