• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Një filozofe për Bashkinë e Gramshit
Home
Shqipëri

PROFIL/ Një filozofe për Bashkinë e Gramshit

5 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Bora Xhanija/ Të mbash të njëjtin post të rëndësishëm dy herë në periudha të ndryshme, megjithëse ëndërr e shumë njerëve, është diçka që nuk ndodh edhe aq shpesh në Shqipëri. Aq më tepër nëse bëhet fjalë për të qenë ministër, deputet apo kryetar bashkie. Nëse je grua, kuptohet vetëvetiu që ky propabilitet bëhet gjithnjë e më i vogël. E gjitha kjo për arësyen e thjeshtë se politika, megjithë angazhimet e partive për kuotat dhe barazinë gjinore, vazhdon të konsiderohet si një “domen public” i burrave.

Megjithatë, vitet e fundit pjesëmarrja e grave dhe vajzave në postet e larta drejtuese, sa vjen e po rritet, duke treguar shpeshherë se ato mund ta bëjnë e mund tja dalin më së miri. Një shembull I tillë, duket se është edhe Kryetarja e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani. E cila është zgjedhur me votën e qytetarëve të vet, që ta drejtojë plot dy herë, e në kohë të ndryshme, qeverisjen lokale të zonës së vet.

“Kam zgjedhur që të jetojë në qytetin e Gramshit, ku kam ndërtuar jetën time dhe të familjes. Megjithëse mund të kem patur mundësi dhe shanse për të punuar edhe në kryeqytet apo Elbasan, atje ku ndoshta ëndërrojnë shumë të tjerë nga kjo zonë, “kam zgjedhur të jetoj në këtë trevë sëbashku me gëzimet, hallet, shqetësimet dhe problemet jetësore të banorëve jo vetëm të Gramshit, por edhe të njësive administrative dhe fshatrave që janë tashmë pjesë e kësaj bashkie, pas ndarjes së re administrative- territoriale të vendit.”

Ndonëse studimet i ka mbaruar për Filozofi, kjo nuk ka qënë aspak pengesë për rrugën e gjatë të Luljetës në politikë. Një rrugëtimi interesant, që duket se është i shënjuar herët, që të ecë mbi dy shina: Mbi arsimin dhe mbi politikën. Kjo pasi është diplomuar në Tiranë, ajo ka ushtruar profesionin e mësueses përgjatë viteve 1984-1998, në një nga shkollat më të njohura e më me tradita të Gramshit. Në një mjedis që ajo e ka njohur herët, pasi aty ka kryer edhe vetë arsimin e mesëm.

Në mënyrë që që ti ndërthurte sa më harmonikisht të dyja bashkë, në mënyrë që arsimi dhe politika të jepnin frytet që asaj dhe komunitetit i nevojiteshin, i është dashur që të merte edhe vendime jo të lehta. Sepse, që të bënte sa më mirë njërën, i është dashur që të shkëputej nga tjetra. Arsimi ka qenë gjithnjë zgjedhja e saj e parë. Politika, një tundim dhe përgjegjësi. Një rrugë e vështirë për tu zgjedhur, por asnjëherë të pamundur. Të paktën, jo për të.

Këtë e bëri duke u bërë menjëherë pjesë aktive e strukturave në Partinë Socialiste të Gramshit. Nuk do të kalonte shumë dhe aftësitë e saj komunikative, përkushtimi për ti shërbyer njerëzve dhe zotësitë organizative, do të binin shumë shpejt në sy. Ndaj, nuk kaloi shumë kohë dhe Luljeta zgjidhet kryetare e degës së PS për rrethin e Gramshit, funksion të cilin e mbajti për dy vite. Kohë e mjaftueshme për ti dhënë mundësinë të tjerëve që të besonin tek ajo dhe vetes, për tu provuar për më tej.

Momenti i saj duket se erdhi, pikërisht atëherë për herë të parë në Bashkinë e Gramshit, u vendos që të kandidohej me një grua. Luljeta Dollani do ia dilte që të bëhej që në garën e saj të parë elektorale, që të bëhej një nga gratë e pakta që zgjidhej kryetare bashkie në Shqipëri.

Sigurisht për të nuk ka qënë e lehtë. E si mund të jetë kur në periudhën që flasim femra në politikë shihej ende si një mision gati gati “I pamundur”. Aq më tepër në një ambjent mashkullor, si ai I fushatave zgjedhore, takimeve elektorale, zyrave partiake dhe qendrave e komisioneve të votimit e numërimit të votave. Por, ajo diti që në një qytet të emancipuar si Gramshi, ta shndërronte eksperiencën si mësuese, në një vlerë si politikane. Duke u bërë e para Kryemenaxhere e punëve publike të qytetit të saj.

Edhe pse ndryshimi përgjatë kohës është I madh, siç edhe thotë edhe vetë kryebashkiakja, përgjegjesia sa vjen edhe rritet.

“Mandatin e parë kam qëndruar vetëm 1 vit, gjatë 2002-2003, kur edhe Gramshi ende nuk kishte pësuar ndryshime dhe unë kisha një pjesë të vogël të popullsisë dhe territorit për të menaxhuar. Sot, me ligjin e ri, bashkia përfshin jo vetëm qytetin por edhe njësitë administrative dhe fshatrat e tyre, gjë që më vë mbi supe përgjegjësi më të madhe, sigurisht”.

Ajo sot ndihet më e pjekur politikisht. Luljeta e di që tanimë nuk bëhet fjalë për një përvojë siç mund të konsiderohet e para. Ajo e di që qyteti ku vetë është lindur e rritur, ka nevojë për më shumë se kurrë për ndryshime që do të sjelli atë dritën të munguar deri dje, në fund të tunelit. Përfundimi I Hidrocentralit të Banjës dhe ndërtimi i rrugës së re pas përmbysjes nga liqeni dhe lidhja me qendrën e qarkut, Elbasanin; rivlerësimi i monumenteve të trashëgimisë së kulturës dhe ato natyrore; zbulimi I destinacioneve dhe investimet e emigrantëve nëpër fshatrat që konsiderohen si destinacione të mundshme turistike; duket se po e rigjallërojnë zonën që deri dje, konsiderohej një “xhep I humbur” gjeografik.

Kur banorët e zonës i dhanë votën e tyre Luljeta Dollanit, shpresa ishte vëtëm një: Që Gramshi mos të ngelet kurrë më peng I fatit dhe I kohës, por të fillojë që të marrë frymë lirisht.

E kush më mirë se një nënë, një grua, një filozofe dhe një mësuese në drejtim, që e njeh dhe e do qytetin e saj, mund ta bëjë këtë!

Luljeta vijon të ketë dashamirësinë dhe përkujdesjen e një mësueseje. E këtë e dallon fare lehtë, në mënyrën sesi ajo flet e shprehet për qytetin e qytetarët, sikur të gjithë të ishin nxënësit dhe kolegët e saj. Ndaj të cilëve, ajo sot ka vetëm një përgjegjësi; ti drejtojë e ti udhëheqë drejt së ardhmes!

E kjo sigurisht do ende punë. Që të ecë në hapa të mëdha, që të rinjtë e Gramshit të mos zgjedhin ikjen nga vendi por të qendrojnë e besojnë, për të mirën e tyre e të familjarëve.

Që Gramshi të zërë një vend në qytezat që bënë ndryshimin, e aty Luljeta do të ketë përmbushur misionin e saj, një dhe të vetëm siç e konsideron ajo: Që çdo gramshiot të mendoj tek e fundit për… Gramshin!

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK ËSHTË KOHA TANI/ BDI e Ali Ahmetit kundërshton zgjedhjet e parakohshme
Previous article "20 DITË PASI DOLI NGA BURGU"/ Grabiti dy karburante në Vlorë, kapet autori (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT