Pas ngjarjes së rëndë regjistruar pak më parë që tronditi kryeqytetin, forcat e policise kanë blinduar spitalin e Traumës, ku ndodhen dy të plagosurit Ervis Martinaj dhe Leart Hasa. Kujtojmë se viktimë mbeti Rigers Gaxha, truproja e Ervis Martinaj që ndërhyri për të mbrojtur këtë të fundit.
Foto nga vendi i ngjarjes tregon forca të shumta të policisë e FNSH, të bërë kordon në hyrje të spitalit.
Njoftimi i polocise: Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thote policia.