Një atentat ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e ish-Bllokut. Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sa i përket viktimës, policia ende nuk ka arritur që ta identifikojë për shkak se nuk ka dokumente identifikimi por dyshohet se ka lidhje të ngushta familjare me Martinin. Të njëjtat burime bëjnë me dije se atentati ka ndodhur në lokalin e Redi Popeskut.
Lokali i Popeskut ndodhet pranë KFC-së, në një rrugë shumë të frekuentuar nga të rinjtë, ku edhe lokali i tij është shumë i frekuentuar nga të rinjtë.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar punën për kapjen edhe identifikimin e autorëve.
Informacionet e para bejne me dije se ngjarja nuk ka ndodhur ne lokal por ne shkallet e nje banese.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


