Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme është e ftuat në emisionin “Opinion” në Tv Klan për çështjen e Xhisiela Malokut.
E pyetur se pse Presidenti Meta nuk i ka kthyer përgjigje Emiljano Nuhut, Kryemadhi u shpreh se duhet pyetur kryeministri Rama.
“Pyesni Ramën. Kam përshtypjen se Rama di më shumë se unë për Presidentin”.
Kryemadhi argumentoi se pozicionet e tyre në politikë janë të lidhura me njëra-tjetrën e për këtë arsye kanë dhe informacion në lidhje me këto çështje.


