• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZGJIDHJA ËSHTË NJË PËRBALLJE”/ Berisha: Pushteti aktual duhet mposhtur para zgjedhjeve
Home
Politikë

“ZGJIDHJA ËSHTË NJË PËRBALLJE”/ Berisha: Pushteti aktual duhet mposhtur para zgjedhjeve

4 October, 2018 F.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se qeveria aktuale duhet mposhtur para zgjedhjeve të ardhshme, nëpërmjet sipas tij, të një zgjidhjeje politike.

Zheji: Pse qëndrimet tuaja mund të konsiderohen më radikale në PD, duke filluar nga djegia e mandateve dhe teza juaj që lidhet me pjesëmarrjen në zgjedhje. Ju keni thënë se të hysh në zgjedhje me Edi Ramën është një vetëvrasje politike.

Berisha: Së pari më duhet të bëj një vërejtje substanciale. E hape emisionin duke e krahasuar të pakrahasueshmin, sepse kemi të bëjmë me dy pole diametralisht të kundërt. Njëri pol i paskrupullt dhe poli tjetër që përpiqet të thotë të vërtetat. 

Së pari nuk kam hequr dorë kurrë nga parimi i marrjes së pushtetit me votën e lirë, këtu jam i palëkundur por siç kanë provuar zhvillimet e dy zgjedhjeve me radhë, 2015-2017, institucioni i votës këtu ka vdekur. 

Ky është institucioni më themelor i një shoqërie të lirë, është zemreku i funksionimit të një sistemi në liri. Unë po jap disa të dhëna universalisht të njohura. Në rast se studimi i bërë dëshmon që 20% e votës u shit në këtë vend, mund të them se shanset për të ndërruar pushtetin me votë janë thuajse zero. Kampet elektorale me diferencë 20% nuk ekzistojnë në kushte normale. Po marr shembullin më të fundit. Çfarë mesazhi i dërgoi Rexhep Rraja Lulzim Bashës, se çfarë votash do të marrësh. 

Ai zgjidh problemin e votave me qytën e revoleve. Votat dhe votimet nuk duhet t’i përcaktojnë bandat kriminale. Zgjidhja është një përballje. Ky pushtet duhet mposhtur para zgjedhjeve, për një zgjidhje politike që t’u mundësojë shqiptarëve për të votuar të lirë. Bajrat, Rrajat, Lul Berisha, bandat e Elbasanit, nuk duhet t’u numërojnë votën shqiptarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E FORTË E BERISHËS/ Po përgatitet LIRIMI i grupit BAJRI. Kanë në dorë...
Previous article LIVE/ Liga e Europës: Vetëm 4 minuta lojë, Lacio pëson golin e parë në Gjermani (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT