Grida Duma në një takimin me grupin e gazetarëve gjermanë që përfaqësojnë mediat më të rëndësishme gjermane, të cilët janë në një vizitë në Shqipëri të mbështetur nga delegacioni i BE në Tiranë, ndau shqetësimin e opozitës për mospërmbushjen e angazhimeve të qëverisë të prioriteteve të përcaktuara nga BE për hapjen e negociatave.
“Interesi i qeverisë është që negociatat të hapen sa më vonë, qeveria i trembet monitorimit dhe kontrollit më të fortë nga ana e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë.
Drejësia, korrupsioni, Krimi i organizuar dhe Liria e Shprehjes, janë prioritetet që kanë shënuar regres të ndjeshëm gjatë këtij viti. Shqipëria ështe kthyer qendër operacionale rajonale për transportin e drogës sipas raportit të DASH. Nuk ka asnjë grup së strukturuar kriminal të goditur nga ana e qeverisë
Nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion pavarësisht se korrupsioni është faktuar në nivele alarmante.”, u shpreh Duma.
Nga ana tjetër ajo tha se cënimi i lirisë së shprehjes ka njohur forma të tjera të agresionit, përvec kërcënimit në vetë të parë nga kryeministri ndaj gazetarëve apo formave të joshjes së medias nëpërmjet dhënieve të parave publike të mediave të caktuara nnë disa raste agresioni ka shkuar në kërcënim fizik, si gjuatja në shtëpinë e gazetares investigative Klodiana Lala e cila kishte denoncuar rastin e deputetit Cyrbja, kërcënimin me armë të reporterit të Report TV në Kurbin, grup xhirimi të Top Chanell ashtu si dhe kërcënimit të drejtëpërdrejtë të gazetarit Collaku nga Kryeministri dhe drejtues të qeverisë, pas publikimit të një skandali dhune të djalit të deuptetit i cili u fsheh nën mbrojtjen e deputeteve socialistë.
“Të gjitha këto nuk kanë marrë asnjë ndëshkimin nga ana e institucioneve. Drejtësia dhe vetingu në drejtësi po ecën me hapa të ngadalta dhe ende nuk janë ngri


