• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REZULTATI I REFERENDUMIT/ Greqia: Besojmë në zbatimin e marrëveshjes me Maqedoninë
Home
Rajon

REZULTATI I REFERENDUMIT/ Greqia: Besojmë në zbatimin e marrëveshjes me Maqedoninë

4 October, 2018 k.autor Rajon

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos tha se kryeministri Zoran Zaev ka fuqi politike dhe shumë opsione për t’i zbatuar ndryshimet kushtetuese, por pa zbuluar se çfarë opsionesh nënkuptonte. Canakopulos ka shtuar se Athina po ndjek me vëmendje të posaçme periudhën kohore të zbatimit të obligimeve nga ana e Shkupit, pas çka Marrëveshja e Prespës do të duhet të ratifikohet në Kuvendin e Athinës.

Deputeti i Syrizas, Kostas Duzinas ka theksuar se referendumi i mbajtur në IRJM nuk ka qenë i parashikuar me Marrëveshjen e Prespës, por ndryshimet kushtetuese me çka do të tejkalohen papërgjegjshmëritë e mbetura. Duzinas ndër tjerash akuzoi “Demokracinë e Re” opozitare se kundërshton marrëveshjen, për shkak se sipas tij nuk dëshiron zgjidhje të problemit të emrit dhe nuk i intereson interesi kombëtar. Ndërkohë Zv/Ministrja e Rendit Publik dhe Mbrojtjes së qytetarëve, Katerina Papakosta tha se do ta mbështesë marrëveshjen nëse kjo është në interes kombëtar. Papakosta e cila paraprakisht ishte anëtare e “Demokracisë së Re” mohoi se është bërë pjesë e Qeverisë vetëm që të votojë “pro” marrëveshjes.

 

 

Pas intervistës së djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se vendi do të bëhet pjesë e NATOs në fillim të vitit të ardhshëm ka reaguar Moska. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova raportohet të ketë thënë se qëllimi i dukshëm i Perëndimit është ta anëtarësojë Maqedoninë në NATO me çdo çmim. Zaharova mes tjerash është shprehur e befasuar nga OSBE-ODIHR e cila ka vlerësuar pozitivisht propagandën e madhe të Perëndimit gjatë referendumit, duke thënë se po ta kishte bërë Moska këtë gjë do të vlerësohej si përzierje në punët e brendshme të vendit. Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushogllu ka thënë se NATO dhe BE-ja do të duhet të vazhdojnë ta mbështesin vendin në rrugën e anëtarësimit, njofton Alsat M.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË DURRËS/ Hajdutët vjedhin një banesë dhe matësit e ujit të pijshëm gjatë natës
Previous article MERO BAZE/ Një proces që ndihmon realisht opozitarizmin!

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT