• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MORI NË PYETJE XHISIELËN NË PRANI TË REXHEPIT/ Gentian Çitozi rikthehet në detyrë
Home
Breaking News

MORI NË PYETJE XHISIELËN NË PRANI TË REXHEPIT/ Gentian Çitozi rikthehet në detyrë

4 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gentian Çitozi, oficeri i Policisë Gjyqësore që u pezullua nga detyra për rastin e Xhisiela Malokut është rikthyer në detyrë.

Çitozi u pezullua më 22 korrik të këtij viti me urdhër të drejtuesit të komisariatit të Krujës, për shkak se mori në pyetje 25-vjeçaren në prezencë të Rrexhep Rrajes edhe pse ky i fundit ishte person nën hetim.

Edhe pse zhurma për dhunën ndaj 25-vjeçares vazhdon ende, pezullimi i Oficerit Çitozi zgjati vetëm tre ditë. Kaq zgjat çudia me e madhe, megjithëse ‘gratë’ vartëse të Fatmir Xhafajt në Ministri, SHÇBA dhe Polici, e thonë ‘me krenari’ se ‘Gentian Çitozi është pezullaur’.

Ndërkohë Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave referoi materialet në prokurorinë e Krujës për shpërdorim detyre dhe ndaj Çitozit ka nisur hetim penal.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se, Çitozi do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë dhe pse është person nën hetim dhe në rast se do të konstatohen shkelje për rastin ndaj tij do të merren masa. Nga ana tjetër Çitozi ka deklaruar përballë oficerëve të SHÇBA-së në Durrës se palët pretendonin se ishin pajtuar dhe për këtë ka vazhduar marrjen në pyetje.

Ka qenë Xhisiela Maloku që ka denoncuar pranë SHÇBA-së në Durrës se Çitozi ka marrë deklarimin e saj dhe nuk kishte vepruar sipas ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cana me tone kritike ndaj trajnerit të Marsejës: Gustavo nuk luan në mbrojtje, ai duhet të…
Previous article I KËRKUAN DORËHEQJE/ Zaev: Kërkesat e VMRO-së, të papranueshme

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT