• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIMET TEK “PAZARI I RI”/ Veliaj: Do t’a lidhim me sheshin “Skënderbej”, “ura” do të jetë…
Home
Shqipëri

NDRYSHIMET TEK “PAZARI I RI”/ Veliaj: Do t’a lidhim me sheshin “Skënderbej”, “ura” do të jetë…

4 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Tregtarët e fruta-perimeve në zonën e Pazarit të Ri nuk u duhet të shqetësohen më për ruajtjen e produkteve të tyre. kështu deklaron të paktën Bashkia e Tiranës, e cila shton se një vit nga transformimi i plotë i Pazarit të Ri, një hapësirë e re i është shtuar zonës, në ndihmë të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre aty.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff dhe bashkëdrejtues e përfaqësues të TID Tiranë, përuruan magazinat që do të shërbejnë për të lehtësuar grumbullimin e mallrave.

“Një nga punët më të mira që kemi bërë së bashku me AADF, që sot është stoli për qytetin tonë, është Pazari i Ri. Më vjen mirë që këtu punojnë mbi 1000 vetë. Fakti që në mëngjes Pazari është plot, tregon se është aq tërheqës saqë i tundon njerëzit të vijnë dhe të kalojnë pak kohë këtu”, tha Veliaj. Ai nënvizoi se falë investimit të ri, jo vetëm tregtarët do të kenë mundësi magazinimi, por edhe zona mund ta ruajë origjinalitetin si hapësirë pedonale.

“Ka qenë gjithmonë dilemë mënyra si bëhet puna logjistike në pazar, me furnizimet në mëngjes, marrja e mallit pasdite. Ndaj, kemi hapur një hapësirë të jashtëzakonshme për magazinimin e mallit; kështu ruajmë origjinalitetin e një zone pedonale pa makina, pa motorë, për t’i vendosur këtu mallrat që nuk shiten, të cilat mund të tregtohen të nesërmen, dhe për të eliminuar në maksimum edhe hyrje-daljet e furnizimit. Ndaj, besoj që secili që ka një tezgë apo kryen një shërbim, do të ketë mundësi me një kosto shumë modeste të marrë edhe një hapësirë magazinimi”, u shpreh ai.

Por, transformimi i kësaj zone nuk ka përfunduar ende. Bashkia e Tiranës bashkë me partnerët e saj është duke shqyrtuar mundësinë për lidhjen e sheshit “Skënderbej” me Pazarin e Ri. “Po shikojmë se si mund të lidhim dy hapësira të shkëlqyera, si sheshi “Skënderbej” dhe Pazari i Ri. Kemi një segment në mes të kolonave. Me gjasë, do të arrijmë në një marrëveshje të suksesshme, ku së bashku të krijojmë një ‘urë’ lidhëse, që zonat atraktive të Tiranës, si sheshi dhe Pazari, të lidhen me njëra-tjetrën, me të njëjtën cilësi siç janë këto dy pjesë të Tiranës”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bordit të AADF-së, Michael Granoff tha se Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës ndajnë ambicien e përbashkët për të çuar projektet përpara dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë më tej. “Një nga arsyet pse mendoj që partneriteti mes bashkisë dhe fondacionit funksionon është se kemi të njëjtën ambicie; kemi qenë të aftë të mbyllim shumë gjëra së bashku, por më e rëndësishmja është të mendojmë se si të zgjerojmë ofertat tona. Punimet e fundit do të rrisin hapësirën e magazinimit për të gjitha rastet e emergjencës këtu, e cila jo vetëm që e bën më të lehtë për ta, por në të vërtetë do ta bëjë këtë hapësirë më të mirë për njerëzit”, tha Granoff.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një tjetër projekt i rëndësishëm mes Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Bashkisë së Tiranës është edhe transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të inovacionit në Ballkan. “Jemi duke folur me bordin për transformimin e Piramidës dhe jemi të përkushtuar që tani të vëmë fonde të përbashkëta që Piramida të jetë një tjetër histori suksesi, ku fëmijët e Tiranës të mësojnë edhe gjuhën e programimit. Do ta kthejmë në një vatër ekselence për Tiranën, por pse jo edhe për gjithë rajonin”, u shpreh Veliaj.

Edhe kreu i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit e vlerësoi këtë nismë, e cila krijon më shumë mundësi që njerëzit ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. “Kjo është pjesë e angazhimit tonë për të bërë të mundur që qyteti t’i vijë në ndihmë të gjithëve, por gjithashtu edhe të adresohen edhe disa nga shqetësimet më të mëdha në vend, në termat e krijimit të një vendi ky njerëzit shohin më shumë mundësi për veten dhe fëmijët e tyre, në mënyrë që të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre këtu”, tha Granoff.

Pazari i Ri i rivitalizuar rinisi punën në mars të vitit 2017. Aktualisht në ambientet e tij ushtrojnë aktivitetin rreth 300 biznese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Asnjë reper tjetër nuk mund të kalojë në lagjen e tij/ Stresi tregon arsyen "befasuese"
Previous article Deizi i mami Suadës sapo na e ëmbëlsoi ditën (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT