Dy persona janë arrestuar nga policia e Dibrës në 12 orët e fundit. Shkak është bërë fakti se kanë shkaktuar dy për aksidente me pasojë vdekjen.
Në pranga ka rënë Foni Snalla, 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin K.K, i cili ka humbur jetën. Materialet në ngarkim të tij iu referuan prokurorisë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Po kështu u ndalua shtetasi Nuredin Kurti, 58 vjeç, banues në Klos, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas policisë, ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen B.K, 56 vjeçe. Kjo e fundit pasi ka dalë nga spitali pas aksidentit të ndodhur, ka humbur jetën në banesë ditën e djeshme.


