• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI PËR SPORTIN/ Braçe kërkon Ahmetajn për interpelancë, Ruçi: Ministri ka qënë i ngarkuar
Home
Shqipëri

LIGJI PËR SPORTIN/ Braçe kërkon Ahmetajn për interpelancë, Ruçi: Ministri ka qënë i ngarkuar

4 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Në nisje të seancës së Kuvendit, fjalën e ka marrë i pari Erjon Braçe, i cili ka kërkuar me urgjencë një interpelancë me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetajn, kërkesë kjo e përsëritur siç tha ai, pas një korespondence disa mujore me shkresa mes tyre.

“Kërkoj interpelancë për një çështje konkrete me interes publik. Kanë kaluar 2 javë dhe unë akoma pres. Është neni 80 i Kushtetutës jo pika 80 e dëshirave të mia. Kemi 6 muaj që komunikojmë me shkresa, me lejoni të them se përgjigjet që kam marrë janë tallje. Bëhet fjalë për ligjshmërinë fiskale të një institucioni të caktuar, për detyrimet që përcakton ligji për sportin që duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e shtetit prej vitesh”

Erjon Braçe

Kërkesës së Braçes i është përgjigjur kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili e ka justifikuar ministrin Ahmetaj.

“Është kthyer mbrëmë vonë ministri. Ka qënë jashtë shtetit për Eurobondin, ka qënë i ngarkuar. Kërkesa juaj do reflektohet”

Gramoz Ruçi

Rendi i ditës

Kuvendi do të shqyrtojë sot në seancën plenare disa projektligje dhe projektvendime të rëndësishme. Kështu sot do të shqyrtohet Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”

Po ashtu do të shqyrtohet Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe programit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe KfË Frankfurt Am Main, për financimin e programit “Fondi i investimeve sociale IV”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektvendim/ Kërkesë “Për një shtesë personeli në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”.

Po ashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektvendimin “Për disa ndryshime të strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendim/Kërkesë “Për shtesë të numrit të punonjësve dhe riklasifikim të pagave të administratës së Institucionit të Komisionerëve Publikë”.
Po ashtu Kuvendi do të shqyrtojë Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

Kuvendi shqyrton Projektvendimin “Për miratimin e procedurës paraprake për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”

Ndërsa të mbartura për votim nga seancat e shkuara janë edhe Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Si edhe Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, të cilët kërkojnë votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U ZHGËNJYEM"/ Loredanës i zbulojnë detaje të vjetra (FOTO)
Previous article LOTARIA AMERIKANE/ Ambasada tregon udhëzimet: Si të aplikoni, bëni kujdes me…(VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT